Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025.
Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe mjedisit, të gjjithë subjektet të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania, për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi këtë sezon veror, dhe janë njoftuar për të vijuar me fazën e dytë të aplikimit, kanë afat deri në datë 30 Prill, të ngarkojnë në portalin “e-Albania” dokumentacionin e kërkuar.
Për shkak të problemeve të vitit të shkuar që vija bregdetare u zu nga çadrat dhe shezlongët, këtë vit administrimi i stacioneve të plazheve do të bëhet vetëm nga subjektet që kanë struktura akomoduese. Duke i dhënë një frymëmarrje vijës bregdetare.
Në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve përcaktohet se numri i çadrave do të caktohet në varësi të numrit të dhomave të deklaruara nga subjekti. Përjashtim bëjnë vetëm plazhet në bashkitë Fier dhe Divjakë që nuk kanë hotele në afërsi të detit dhe stacione plazhi do të kenë baret e restorantet, në afërsi të bregdetit që kanë kapacitet mbi 20 tavolina.
Kushtet e reja që duhet të plotësojnë stacionet e plazhit përcaktojnë se në plazhet ranore çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet të vendosen të paktën 10 m nga vija e bregut te detit apo liqenit. Ndërsa në plazhet shkëmbore duhet të respektohet një distancë prej 2.5-3 m.
Sa u përket hapësirave publike është përcaktuar se në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra do të jetë plazh publik. Por do të jetë nisja e sezonit veror që do të tregojë se sa do të respektohen këto rregulla të cilat erdhën si domsodoshmëri e pakënqësive të ngritura nga pushuesit në sezonin veror 2024.
Klan News