Bota

Sri Lanka:Presidenti arratiset, protestuesit hyjnë në rezidencë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 09/07/22 |
Opi Nion

Presidenti i Siri Lankës Gotabaya Rajapaksa është arratisur pasi demonstruesit antiqeveritar rrethuan rezidencën e tij, raporton ANSA.

Mësohet se një numër i madh njerëzish kishin mbërritur në kryeqytetin Kolombo nga dje deri në ditën e sotme për të kërkuar dorëheqjen e tij, pasi e akuzojnë atë si përgjegjës për krizën e rëndë ekonomike që mbërtheu Sri Lankën.

Sipas mediave lokale bëhet me dije se demonstruesit hynë në rezidencën presidenciale pasi mësuan se presidenti është arratisur.

Mijëra protestues antiqeveritar udhëtuan me makina, furgonë dhe autobusë për në kryeqytet. Nga ana tjetër, autoritetet ishin përpjekur të ndalonin shfaqjen e demonstratave duke vendosur një shtetrrethim të premten mbrëma. Por protestuesit nuk u penguan dhe shtetrrethimi u hoq pasi grupet e shoqërisë civile dhe partitë opozitare e kundërshtuan ashpër atë.

Sri Lanka ka mbetur pa rezerva valutore dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

Ndërkaq, OKB-ja të premten u kërkoi autoriteteve dhe protestuesve të sigurojnë që tubimi i së shtunës të ishte paqësor.

 

Pas