-U tha në Opinion

Srebrenica/ Balla: Nuk votojmë asgjë me firmën e Berishës, kërkova t’i hiqej emri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:26 - 12/05/22 |
el ida

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shpjeguar në emisionin “Opinion” votën kundër të opozitës ndaj propozimit të PD për Srebrenicën.

Balla tha se asnjë dokument që mban firmën e Sali Berishës nuk do të  jetë i vlefshëm për mazhorancën. Ai pohoi se sot nuk është votuar kundër një resolute, por është diskutuar një kërkesë që mban firmat e deputetëve të PD në mocionin për debat.

“Është diskutuar një kërkesë që mban firmat e deputetëve për mocionin në debat.

Shqipëria ka patuë rezoluta për krimet në Bosnje. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2005 dhe  dihet kush ka qenë në pushtet”, tha Balla.

Më tej, ai tha se ka kërkuar nga opozita të heqë emrin e Berishës nga propozimi.

“Kërkesa ime ka qenë: Hiqeni emrin e Berishës. Edhe pse është non grata, edhe se është sikur t’i vrasësh për së dyti që kërkesën ta bëjë një njeri që ka çuar naftë në ndihmë të serbëve.

Kërkesën ja kam bërë të ditur zotit Shehu.

Nisur nga ky propozim për të krijuar një rrugë bashkëpunimi i kam thënë: Hajde ta bëjmë në datën 11 Korrik, që është shpallur si ditë përkujtimi për masakrën e Srebrenicës dhe aty të biem dakord së bashku”, u shpreh Balla.

Ai përforcoi disa herë deklaratën se në kuvend nuk vlen dhe nuk miratohet asnjë dokument që mban firmën e Berishës.

“Sa herë në këtë legjislaturë të vijë një propozim që mban firmën e Sali Berishës nuk  hyn. Kudo të jetë e përfshirë firma e zotërisë dokumenti nuk vlen”, tha Balla.

Kreu i grupit të PS tha se në 11 Korrik, kuvendi do të ketë një seancë përkujtimore për Srebrenicën.

“Në 11 Korrik është ditë e hënë, kuvendi i Shqipërisë do të ketë seancë të posaçme përkujtimore për Srebrenicën. I gjithë ky debat që bëhet sot është turpi i tij”, u shpreh Balla./Opinion.al

Pas