Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’pyes për njeri”, ndërtuesi përjashton trashëgimtaren në mes të Tiranës

2023/03/08 at 9:21 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’pyes për njeri”, ndërtuesi përjashton trashëgimtaren në mes të Tiranës

Pronësia mbi truallin ku po ndërtohet një pallat në Rrugën e Dibrës në Tiranë është çështja që shqyrton emisioni Stop në Tv Klan. Është rasti i zonjës Hava Agollari.


Ajo tregon se si trashëgimtare e nënës së saj Hanke Çelbeqiri, duhet të ishte lidhur kontratë mes saj dhe ndërtuesit për pallatin që po bëhet në këtë pronë.

Por daja i saj dhe ndërtuesi kanë bërë manipulime, duke e përjashtuar nga trashëgimia.

“Nëna ime vjen nga martesa e parë e gjyshit tim dhe plus kësaj nga martesa e dytë rrjedhin 4 të tjerë. Ndërkohë që ndërtuesi ka filluar të ndërtojë pallatin këtu, ne nuk na ka njoftuar për ndërtimin e pallatit. Duke qenë nëna ime që ishte pjesëtare dhe ne kemi bërë çelje trashëgimie dhe ne 4 motra që jemi pjesëtare sepse nëna e ka trashëguar tek ne motrat, jemi pjesëtarë në këtë pallat, nuk kemi marrë asnjë lloj dijenie. Morëm dhe kartelën e pronësisë. Me këtë kartelë pronësie iu drejtuam ndërtuesit Zaim Korsit dhe më tha që nuk të njoh, s’dua t’ia di kush je ti. Daja im ka qenë shkaktari se pjesën time, siç thotë ai, ta ka marrë daja jot dhe ti mund ta zgjidhën me dajën tënd. Ndërkohë, në radhë të parë mua pronën ma ka vjedhur Zaim Korsi sepse siç ka marrë aprovimin nga gjithë të tjerët, duhet ta merrte edhe nga unë”, thotë denoncuesja Hava Agollari.

Stop iu drejtua firmës së ndërtimit “Diamond shpk” me administrator Zaim Korsi, por ky i fundit thotë se Havaja e ka dhuruar pronën, edhe pse dhurimi nuk është pasqyruar në Kadastër.

Gazetarja: Te ne është drejtuar Hava Agollari, në lidhje me një pallat, që po ndërtoni te “Farmacia 10”

Administratori Zaim Korsi: S’është pronare ajo, s’e ka kurkund emrin.

Gazetarja: Ju keni dorëzuar në Bashki kontratat e sipërmarrjes apo jo?

Administratori Zaim Korsi: Po!

Gazetarja: Dhe në kontratat e sipërmarrjes citohet dhe emri i nënës së saj, sepse ajo është trashëgimtare e Hanes.

Administratori Zaim Korsi: Ajo ia ka dhururar pronën tjetrit.

Gazetarja: Çfarë dokumneti ka për këtë dhurimin?

Administratori Zaim Korsi: Me dokument te noteri. Ka ardhë bashkë me motrën dhe ia kam tregu, që ia ke dhënë vetë ti dajës tënd, ça të bëj unë?!

Gazetarja: Po si ka mundësi, që ky dhurim nuk është pasqyruar në Kadastër?

Administratori Zaim Korsi: Nuk e di, a është i pasqyruar, unë s’kam lidhje fare me atë. Unë kam kontratë vetëm me Muharrem Tarexhepi, me kërkënd tjetër.

Gazetarja: E çuditshme, sepse në hipotekë figurojnë…

Administratori Zaim Korsi: Mund të figurojnë në Hipotekë po ka kontratën te Noteri, deklarimin, që ka bë.

Gazetarja: I bie, që kontrata nuk është…

Administratori Zaim Korsi: Nuk është regjistru, s’do të thotë gjë.

Gazetarja: Ashtu siç edhe  leja juaj zhvillimore, nuk është regjistruat në Kadastër.

Administratori Zaim Korsi: S’e kam regjistruar vetë.

Gazetarja: Pse?

Administratori Zaim Korsi: Pse duhet ta dish ti?

Gazetarja: Pse duhet ta di unë?

Ana pozitive në këtë histori është se zonja dhe motrat janë në kartelën e pronës dhe kur ndërtuesi të regjistrojë lejen zhvillimore, duhet të cçojë dhe marrëveshjet me pronarët që janë në kartelë, pasi bashkëpunëtori i tij dhe daja i Havasë, Muharrem Tarexhepi, ka ndërruar jetë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
“Djali desh vdiq ti do lekët”. I merr makinën borxh dhe e aksidenton…

“Djali desh vdiq ti do lekët”. I merr makinën borxh dhe e aksidenton...

Mbi 4 milionë ukrainas janë strehuar në BE brenda një viti

Mbi 4 milionë ukrainas janë strehuar në BE brenda një viti

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 9 mars 2023
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com