Spondiloza është sëmundje degjeneruese e boshtit kurrizor dhe shpesh paraqitet te njerëzit të cilët rrinë ulur gjatë kohë.
Faktorët e rrezikut
Faktorët e rrezikut të cilët e shpejtojnë zhvillimin e spondilozës janë mënyra dinamike e jetës, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, lëvizja e keqe e trupit, profesionet të cilat kërkojë pozitë të gjatë të ulurit (punëtorët në zyre, shoferët, punëtorët e ndërtimtarisë), pushimi në pozitë jo të drejtë ose pesha tej mase. Thonë se dhimbjet në boshtin kurrizor ndodhin për shkak të ngarkesës që vjen me vitet. Spondiloza e cila e përfshinë pjesën e qafës të boshtit kurrizor shpesh paraqitet pas moshës tridhjetë vjeçe, derisa spondiloza lumbare pas moshës dyzetvjeçare. Simptoma më e shpeshtë për këtë sëmundje janë dhimbja në qafë, shpinë ose këmbë. Procesi degjenerues fillon në disqet mes unazave, të cilat gradualisht e humbin ujin në vete, gjegjësisht dehidrojnë. Te foshnjat e porsalindura, përqindja e ujit në disqe është rreth 88%, derisa te njeriu mesatar i rritur zvogëlohet deri në 70%. Duke e humbur ujin, disku e humb elasticitetin dhe është i ekspozuar ndaj zhvendosjes së shtratit të tij.