Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spitali Amerikan, progres dhe vizion. E keqja në Shqipëri, shantazhet!

2019/04/05 at 3:24 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Spitali Amerikan, progres dhe vizion. E keqja në Shqipëri, shantazhet!

Spitali Amerikan është një realitet i mjekësisë në Shqipëri dhe në harkun e më shumë se një dekade ka bërë një progres të vazhdueshëm, duke sjellë një imazh të ri për spitalet e një komoditet për pacientët, që kurën për jetën tashmë e kanë gjetur brenda kufijve të vendit. Një investim kolosal, që ka shërbyer për zhvillimin e gjithë vendit në tërësi, përmes një strukture të mirëorganizuar e një strategjie largpamëse, që po rezulton më shumë se e suksesshme.


Prej 9 vjetësh në krye të këtij institucioni është Mario Karaj, i specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kthyer në Shqipëri, i joshur nga një sfidë e re dhe tepër interesante. Botëkuptimi i tij është bashkuar me konceptin e Spitalit Amerikan duke e bërë një bashkëpunim efikas.

Në një intervistë të detajuar, Karaj ka folur për momentin në të cilin zgjodhi të përqafonte projektin ambicjoz, vështirësitë me të cilat është përballur, arritjet dhe vizionin mbi të ardhmen e Sptalit Amerikan.

Intervistë me z. Mario Karaj, Drejtor i Përgjithshëm Spitalor, Spitali Amerikan

Ju jeni kthyer nga SHBA-ja për të punuar në Spitalin Amerikan. Ç’mund të thoni për këtë hap dhe për Spitalin Amerikan në përgjithësi?

Po, është e vërtetë, unë jam kthyer nga SHBA në vitin 2010-të. Pas një periudhe 10-vjeçare në Amerikë, ku studiova për Menaxhim Biznesi dhe fitova eksperienca të ndryshme në punë, u ktheva në Tiranë për të punuar në stafin drejtues të Spitalit Amerikan. Vendosa të kthehem pasi Projekti Amerikan për Zhvillimin e Mjekësisë në Shqipëri ishte tepër sfidues dhe interesant. E unë jam nga ata njerëz që më pëlqejnë sfidat. Spitali Amerikan është një investim i Fondit Amerikan të Investimeve SEAF, në partneritet me Agjencinë Amerikane të Investimeve OPIK, Bankën Europiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit EBRD, si dhe Fondit të Pensioneve në Danimarkë. Që nga fillimet e deri tani, duhet përmendur, që investimi në tërësi ka qenë kolosal dhe ka shërbyer për pacientët shqiptarë, si dhe për zhvillimin e vendit në tërësi.

Çfarë avantazhesh ka sjellë Spitali Amerikan për pacientët?

Një nga avantazhet kryesore, të ngritjes së një strukture të tillë, është që pacientët shqiptarë për diagnoza të vështira dhe specifike, nuk kanë më nevojë të shkojnë në spitalet jashtë Shqipërisë, ku më parë përveç kostove tepër të larta përballeshin edhe me shumë probleme të tjera, duke filluar nga komunikimi me mjekët e huaj, udhëtimet e gjata dhe vështirësitë e ndjekjes post-operatore, që kërkojnë rikontrolle të herëpashershme. Që të jemi të qartë, në princip të qenit i huaj është e vështirë, imagjino të qenit një pacient i huaj sa sfilitëse dhe rraskapitëse është. Spitali Amerikan ka sjellë në Shqipëri, jo vetëm teknologjinë e fundit mjekësore, por edhe mjekë shumë profesionistë që çdo institucion mjekësor në botë do t’i dëshironte.

Qendra e dializës ka nisur Spitali Amerikan në vitin 2008, në atë kohë në Shqipëri numri i pacientëve që mernin dializë ishte me pak se 40 persona. Këta persona merrnin këtë shërbim të vyer për jetën e tyre me disa pajisje që ishin mbetje nga lufta e Kosoves. Pjesa tjetër ishin të destinuar ose të humbin jetën ose të emigronin jashtë vendit për të patur këtë shërbim.

Sot, në sajë të këtij projekti dhe të mbështetjes nga shteti, trajtohen mbi 1200 pacientë pranë vendbanimeve të tyre, të shtrira në gjithë Shqiperinë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke shtuar jetëzgjatësinë. Janë mbi 1200 jetë të shpëtuara,. Gjithashtu marr rastin të them se në lidhje me partnetiretit publik- privat të laboratoreve, që do të jetë një risi shumë e madhe për shëndetësinë shqipëtare, as Spitali Amerikan dhe as z. Klodian Allajbeu personalisht, nuk ka patur dhe nuk ka asnje lidhje me këtë projekt, as me bashkimin operator, që ka fituar këtë partneritet si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çdo aludim tjetër është thjesht një gënjeshtër.

Progresi i Spitalit Amerikan në më shumë se një dekadë është evident, por çfarë do të cilësonit si problem…?

Në anën e zezë të medaljes dua të përmend një nga gjërat, që është tronditëse si fakt dhe që është një ngërç i përgjithshëm në zhvillimin e biznesit në Shqipëri: faktin që Spitali Amerikan është përballur dhe vazhdon të përballet në mënyrë të vazhdueshme me presione dhe shantazhe, që arrijnë deri në gjobëvënie nga media të ndryshme. Sulmi ndaj bizneseve po shndërrohet në një mënyrë funksionimi nga disa media dhe do të dëshiroja të ndërgjegjësoheshin e të mos humbasin besueshmërinë e tyre, duke keqpërdorur lirinë e fjalës, të ruajnë profesionalizmin dhe integritetin, duke mos keqinformuar publikun.

Përveç kësaj, të kënaqur me çfarë keni arritur?

Pavarësisht këtyre vështirësive, strategjia e konceptit amerikan për të ngritur një institucion të qëndrueshëm, ka funksionuar deri tani për ne. Përgjigjia jonë ndaj këtyre fenomeneve është vetëm puna e përkushtuar dhe rritja e vazhdueshme e kënaqësisë së pacientëve. Kjo ka bërë që Spitali Amerikan të ketë një kërkesë mjaft të madhe nga pacientët duke u “detyruar” në kuptimin e mirë të fjalës, të zgjerohet vazhdimisht.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Për vite me radhë Spitali Amerikan ka qënë i fokusuar në shërbimin e pacientëve vendas. Rekordet dhe historitë e suksesit të Spitalit Amerikan kanë kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, duke bërë që, gjithmonë e më shumë, pacientë të huaj të na besojnë. Prej rreth 5 vjetësh, Spitali Amerikan pret dhe përcjell pacientë të huaj, të cilët vijnë dhe shpenzojnë në Shqipëri, duke e kthyer kështu turizmin mjekësor në një pikë të nxehtë të zhvillimit të ekonomisë edhe për vitet në vazhdim. Me zgjerimin e rrjetit spitalor në gjithë Shqipërinë, kapaciteti e teknologjia kanë avancuar dhe stafi drejtues tani synon tërheqjen e udhëtarëve mjekësorë “Health Tourism” si prioritet për pesë vitet e ardhshme./Opinion.al

Etiketa: Mario Karajspitali amerikan


Ju sugjerojmë

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
Rajoni

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

25 Maj, 2025 12:18 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

25 Maj, 2025 12:11 pm
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
Kronikë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

25 Maj, 2025 11:53 am
Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta
Bota

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

25 Maj, 2025 11:47 am
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të
Rajoni

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

25 Maj, 2025 11:42 am
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

25 Maj, 2025 11:22 am
Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon
Bota

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

25 Maj, 2025 11:18 am
Kërcënuan me armë zjarri ish-fqinjin për një konflikt të vjetër, pranga 32-vjeçarit, shpallet në kërkim vëllai i tij
Kronikë

EMRI/ Arrestohet 31-vjeçari në Shkodër, ishte në kërkim për disa vepra penale

25 Maj, 2025 11:03 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Vodhi çantën me një shumë të madhe parash brenda, arrestohet 32-vjeçari në Dibër

25 Maj, 2025 10:37 am
Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten
Kronikë

Shpërthimi me tritol në Berat, djemtë e pronarit të lokalit plagosën…

25 Maj, 2025 10:33 am
Para
I shpërthen granata, humb jetën djali i mitur. Rëndë motra

I shpërthen granata, humb jetën djali i mitur. Rëndë motra

Koreja e Jugut sjell internetin më të shpejtë në botë, 5G

Koreja e Jugut sjell internetin më të shpejtë në botë, 5G

Video/ Makina përfshihet nga zjarri, çfarë ndodhi me dy pilotët

Video/ Makina përfshihet nga zjarri, çfarë ndodhi me dy pilotët
















TE FUNDIT

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
25 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë trondit Athinën mëngjesin e 6 majit, ku një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur, u...

Lexo më shumë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Helmohen disa banorë në Bulqizë
25 Maj, 2025

Një 52-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Policia bën me dije se 52-vjeçari ka...

Lexo më shumë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
25 Maj, 2025

Një ditë pas alarmit në rrjetet sociale për një rast të dyshuar helmimi në Kopshtin Nr.1 të Gramshit, policia “thyen...

Lexo më shumë

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta
25 Maj, 2025

Numri i kërkesave për azil në Evropë ka qenë më i ulët në muajt e fundit sesa në vitin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com