Kryesore

Spiropalin e kap kolla kur fliste për Berishën: Të zë mallkimi i atij apo jo Gazi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 14/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është ngritur për të replikuar me kreun e PD, Sali Berisha.

Teksa po i përgjigjej akuzave të ish-kryeministrit, i cili kishte mbyllur fjalën para saj, Spiropalin e ka zënë kolla.

Ministrja u përpoq të qetësohej duke pirë ujë, por zëri i iku dhe nuk mundi ta mbyllte fjalën e saj.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura në sallën e Parlamentit, ndërsa ministrja e ka marrë me sportivitet duke thënë “të zë mallkimi i atij”.

“Të zë mallkimi i atij, apo jo Gazi”,-iu drejtua Spiropali Bardhit./Opinion.al

Pas