Politikë

Spiropali:Gjykata Kushtetuese do të reflektojë sistemin e ri të drejtësisë


               Publikuar në : 17:20 - 11/11/19 |
Opi Nion

Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh Zëdhënësja e qeverisë, ka reaguar pas emërimit të dy anëtarëve rinj në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në “Facebook”, thekson se shumë shpejtë Gjykata Kushtetuese do të ngrihet për të qenë në funksion të qytetarëve.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese e re do të reflektojë ngritjen e një sistemi të ri të drejtësisë në Shqipëri.

Reagimi

Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie 🇦🇱

✅ Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qënduar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.

Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE 🇺🇸🇪🇺 për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhë jetësimit të kësaj #superstrukture të #DREJTËSISËsëRE ⚖/ Opinion.al

Pas