Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka kujtuar, sot 553 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se njeriu nuk vdes kur i pushon zemra, vdes kur harrohet.
“Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma. Njeriu vdes kur harrohet. Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm.”, shkruan Spiropali./Opinion.al