Gjatë fjalës së saj në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si një shtet stabil dhe faktor paqeje në rajon.
Në këtë konferencë, ajo deklaroi se Shqipëria është gjithnjë e më pranë Bashkimit Europian, falë përkushtimit të të gjitha forcave politike ndaj rrugës së integrimit.
“Sot, shqiptarët masivisht duan Bashkimin Europian. Është një dëshirë dhe një vizion i përbashkët që ka bashkuar të gjitha partitë politike në Shqipëri – në të shkuarën, në të tashmen dhe do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen,” u shpreh Spiropali.
Ajo vuri në dukje se vendi po unifikon politikat e tij me ato të BE-së dhe është gati për të hapur negociatat në të gjitha grup-kapitujt. Sipas saj, Shqipëria është tashmë një shembull i fqinjësisë së mirë, i bashkëpunimit rajonal dhe i kontributit për stabilitetin në Ballkan.