Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

2025/06/20 at 12:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se Shqipëria mbështet aspiratën e çdo partneri të kualifikuar për t’u anëtarësuar në këtë aleancë, ndërsa shtoi se në vendin tonë po forcohet gjithnjë e më shumë qëndrueshmëria institucionale.

“Po modernizojmë Forcat tona të Armatosura, duke përfshirë transformimin e bazës ajrore në Kuçovë. Sulmet kibernetike kërkojnë një përgjigje gjithëpërfshirëse. Ne në Shqipëri po forcojmë qëndrueshmërinë institucionale. Një demokraci rezistente është mbrojtja më e mirë nga sulmet nga jashtë.

Shqipëria mbështet zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe aspiratat e partnerëve të tjerë të kualifikuar që kërkojnë të anëtarësohen. Ne si ligjvënës kemi një përgjegjësi unike, jemi mbrojtësit demokratikë të zgjedhjeve, duhet të garantojmë që misioni i NATO-së të kuptohet dhe të mbështetet në vendet tona. Le të shkëmbejmë praktikat më të mira për luftimin e terrorizmit dhe fuqizimin e qytetarëve tanë. NATO duhet të mbetet e domosdoshme, Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj”, deklaroi ajo.

Po ashtu ajo deklaroi se vendi ynë ka nderin të presë pas dy vitesh (2027) në Tiranë, samitin e parë të NATO-s në rajon. Edhe kryeministri Edi Rama e kishte paralajmëruar më herët këtë ngjarje me rëndësi.

Samiti i këtij viti i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës, javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi.

Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo mirëpret samitin e saj. NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo u përurua në mars 2024, pasi NATO-ja investoi afërsisht 50 milionë euro në të, ndërsa Qeveria shqiptare shpenzoi më shumë se 5 milionë euro.

Shqipëria është në bisedime me NATO-n edhe për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut.

Ju sugjerojmë

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…
Bota

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…

22 Korrik, 2025 7:52 pm
Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim
Sport

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025 7:50 pm
Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë
Bota

Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë

22 Korrik, 2025 7:43 pm
Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët
Bota

Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët

22 Korrik, 2025 7:22 pm
Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
Politikë

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

22 Korrik, 2025 7:03 pm
Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
Rajoni

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

22 Korrik, 2025 6:44 pm
Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit
Bota

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

22 Korrik, 2025 6:28 pm
Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje
Sport

Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

22 Korrik, 2025 6:12 pm
Deklarata e Lapajt, reagon Shabani: Unë nuk dua më të bëhem deputet!
Kryesore

Deklarata e Lapajt, reagon Shabani: Unë nuk dua më të bëhem deputet!

22 Korrik, 2025 5:49 pm
Para
Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

Më 8 korrik, PE miraton raportin për Shqipërinë

Më 8 korrik, PE miraton raportin për Shqipërinë

Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

TE FUNDIT

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
22 Korrik, 2025

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë dhënë pëlqimin në Kopenhagë për propozimin e Komisionit Evropian për ngritjen e kampeve për...

Lexo më shumë

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…
22 Korrik, 2025

Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje...

Lexo më shumë

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim
22 Korrik, 2025

Portieri i Udineses, Maduka Okoye, është dënuar me një pezullim dy mujor për bastvënie të paligjshme, duke shmangur një ndëshkim...

Lexo më shumë

Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë

Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë
22 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com