Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali: Reformat nxorën Shqipërinë nga lista e vendeve në monitorim të KiE

2024/12/02 at 12:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali: Reformat nxorën Shqipërinë nga lista e vendeve në monitorim të KiE

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Europës zhvilloi mbledhjen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.


Në mbledhjen e komisionit Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali falenderoi Këshillin e Europës për heqjen e Shqipërisë nga lista e shteteve anëtare në monitorim dhe vendosjen në proces post-monitorimi.

Gjatë fjalës së saj ajo rikonfirmoi angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve që burojnë nga ky status i ri në organizatën prestigjioze të Këshillit të Europës.

“Çështjet kryesore që e kanë mbajtur Shqipërinë me status nën monitorim të plotë nga AP e KiE kanë qenë Reforma gjithëpërfshirëse në Drejtësi, Lufta kundër Korrupsionit, Reforma Administrativo-Territoriale, Ligji për Mbrojtjen e Pakicave, Reforma Zgjedhore, Liria e Medias, Reforma në Administratën Publike. Progresi i dukshëm i Reformës në Drejtësi, vlerësimi nga MONEYVAL në tetor të vitit 2023 dhe vendimi për ta hequr Shqipërinë nga lista e shtuar nën monitorim, ligji i vitit 2017 për pakicat dhe reforma administrative e vitit 2014 ishin disa nga elementët thelbësorë që çuan në vendimin pozitiv të prillit 2024 për ta kaluar Shqipërinë në fazën post monitorim të AP KiE.

Falë reformave që ka ndërmarrë Shqipëria, nën drejtimin e Kryeministrit Rama, ajo ka treguar një përparim të qëndrueshëm në adresimin e rekomandimeve në pritje të raporteve të miratuara nga ky komision dhe Asambleja Parlamentare. Këshilli i Evropës vijon të kontribuojë në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sot Shqipëria po ecën me ritmet më të shpejta se të gjitha vendet e rajonit drejt integrimit europian dhe ne kemi përcaktuar si prioritet strategjik kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Shqipëria është e vendosur në destinacionin e saj dhe ka vetëm një plan A për të ardhmen e vet: anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Realizimi i këtij objektivi, si prioriteti numër një i Kuvendit të Shqipërisë, ka shtruar para nesh detyra të reja, të cilat burojnë edhe nga ligji i ri mbi rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit, përfshirë ndryshimet në këtë ligj në mars 2023, të cilat synojnë që Kuvendi t’u përgjigjet më mirë nevojave dhe sfidave të procesit të negociatave. Ky kontribut është një vlerë e shtuar në përpjekjen e vendeve tona për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, pavarësisht shpejtësive të ndryshme me të cilat vendet e rajonit po ecin drejt këtij qëllimi.

Ky moment pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga Këshilli i Europës, por edhe nga vendet e tjera të rajonit. Angazhimi ynë për të respektuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës, është pjesë e aspiratave tona për tiu bashkuar familjes europiane. Dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me shtetet anëtare të Këshillit të Europës për të forcuar institucionet demokratike dhe konsoliduar vlerat demokratike në shoqërinë shqiptare është një ndihmë e madhe për ne. Arritjet e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve si vend anëtar janë të qarta, të dukshme dhe të matshme.

Reforma në drejtesi, me synimin për të garantuar pavarësinë e saj të vërtetë dhe administrimin efikas të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, reforma administrativo-territoriale, ligji për Pakicat Kombëtare, për të përmendur vetëm disa, kanë qenë thelbësore në progresin tonë. Ndërsa shohim drejt të ardhmes, mbetemi të angazhuar për ta vijuar këtë punë të mirë. Puna e këtij komisioni është thelbësore për të garantuar që ne të ruajmë parimet dhe standardet që përcaktojnë vlerat tona të përbashkëta evropiane. Jam e bindur që do të çojmë më tej progresin e deritanishëm, duke përkrahur një Shqipëri më të fortë, më demokratike, që kontribuon për stabilitetin dhe paqen e rajonit dhe të Evropës”, u shpreh Spiropali.



Ju sugjerojmë

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Shtuna me temperatura tepër të larta. Parashikimi i motit për sot 5 korrik

5 Korrik, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

5 Korrik, 2025 8:20 am
Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Para
Vrasja e Alfred Dedjes, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriu që i dinte të gjitha 

Vrasja e Alfred Dedjes, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriu që i dinte të gjitha 

Vrasja e shqiptarit në Itali, 37-vjeçari arrestohet 7 vite pas ngjarjes 

Vrasja e shqiptarit në Itali, 37-vjeçari arrestohet 7 vite pas ngjarjes 

“Porti i ri, gjoba më e madhe në histori”/Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

“Porti i ri, gjoba më e madhe në histori”/Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt
















TE FUNDIT

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
5 Korrik, 2025

Shtohen numri i viktimave dhe i fëmijëve të zhdukur, ashtu sikurse dhe dëme materiale nga përmbytjet e lumit Guadalupe të...

Lexo më shumë

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
5 Korrik, 2025

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga filmi i animuar “Ilira” i realizuar në vitin 1983....

Lexo më shumë

E Shtuna me temperatura tepër të larta. Parashikimi i motit për sot 5 korrik

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Korrik, 2025

Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, ndoshta për shkak të çështjeve të vjetra, të cilat nuk kanë gjetur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com