Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali pret në takim kreun e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve i shërben integrimit europian

2024/11/13 at 4:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali pret në takim kreun e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve i shërben integrimit europian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në një takim në Tiranë Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gjatë takimit mes Spiropali nënvizoi se vizita e tij dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv mes dy Kuvendeve.

Kryeparlamentarja ka theksuar se “Shqipëria synon që të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në 2030 dhe kjo datë është një objektiv ambicioz, por i realizueshëm”.

“Ky moment pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga i gjithë rajoni. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një proces i bazuar në merita, zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të BE-së dhe jo nga faktorë a rrethana të tjera. Çështjet bilaterale mes vendeve kandidate dhe anëtare të BE-së nuk duhet të bëhen pengesë në procesin e anëtarësimit”, tha ajo.

Spiropali ka shtuar se “Shqipëria shpreson që Maqedonia e Veriut të zhvillojë sa më shpejt Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE sepse dy vendet tona janë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian”.

Dy kryeparlamentarët kanë biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh në fushën e integrimit evropian.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të angazhuara fuqimisht në nismat rajonale, si Procesi i Berlinit, i cili ndihmon në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike, sociale dhe politike”, vijoi Spiropali.

Një vëmendje të veçantë gjatë këtij takimi i është kushtuar edhe rolit e kontributit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në qeverisjen dhe ruajtjen e stabiliteitt të vendit.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të fituara të shqiptarëve i shërben integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut jetik në qeverisje dhe ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe kanë rol vendimtar në proceset euroatlantike dhe ruajtjen e orientimit të vendit drejt perëndimit dhe vlerave perëndimore, kaq shumë i rëndësishëm sidomos në kushtet aktuale të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë dhe më gjerë. Respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të fituara të shqiptarëve i shërben kohezionit, mirëkuptimit dhe integrimit europian të Maqedonisë së Veriut”.

“Ne inkurajojmë një klimë më të favorshme të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të bizneseve shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt infrastrukturor, është një projekt i madh strategjik, një mekanizëm zhvillimi, bashkëpunimi, integrimi dhe sigurie në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Spiropali.

Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

15 Shtator, 2025 3:35 pm
Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
Aktualitet

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator, 2025 3:06 pm
Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
Kryesore

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

15 Shtator, 2025 2:49 pm
11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
Politikë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

15 Shtator, 2025 2:46 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

15 Shtator, 2025 2:45 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
Kronikë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

15 Shtator, 2025 11:52 am
Para
Presidenti Begaj pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi

Presidenti Begaj pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi

Talibanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë publik prej kthimit në pushtet

Talibanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë publik prej kthimit në pushtet

Publikimi i dokumenteve sekrete mbi planet izraelite për të sulmuar Iranin, FBI arreston të dyshuarin

Publikimi i dokumenteve sekrete mbi planet izraelite për të sulmuar Iranin, FBI arreston të dyshuarin

TE FUNDIT

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
15 Shtator, 2025

Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta...

Lexo më shumë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
15 Shtator, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç....

Lexo më shumë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun, në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut...

Lexo më shumë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
15 Shtator, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com