Politikë

Spiropali për sulmin ndaj Berishës: Nuk do doja të shikoja përgjakjen në fytyrën tuaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 12/12/22 |
Opi Nion

Akuzave ndaj qeverisë të kryedemokratit Sali Berisha për sulmin në protestën e 6 dhjetorit iu është përgjigjur në Parlament Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në fjalën e saj, Spiropali tha se është kundër dhunës dhe e ka dënuar sulmin fizik ndaj Berishës, duke thënë se ndëshkuese në sistemin demokratik është vota.

Spiropali: Ndjeva keqardhje për ju Berisha. nuk do të doja ta shikoja atë skenë në Bulevardin e Tiranës. Nuk do të doja të shikoja përgjakjen e fytyrës tuaj në ditën më të rëndësishme për Shqipërinë, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, por as në ditët e tjera të vitit. Dhuna është e papranueshme në çdo rast dhe çdokujt. E di që kanë përmendur të kaluarën tuaj, si për të thënë e të kujtuar që je politikani që më shumë se kushdo ka frymëzuar dhunë në jetën politike në Shqipëri. E dëshmuat edhe sot në këtë Foltore. Kanë përmendur fatin që e keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet tuaja. Forca ime politike, dhe unë jemi kundër dhunës. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes grushtit që godet kundërshtarin apo mes grushtave dhe plumbave që godasin mbështetësit tanë.  Vota është ndëshkuesi në politikë, jo dhuna.

Pas