Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira: Zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet dhe kërcënimet globale

2025/02/05 at 1:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira: Zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet dhe kërcënimet globale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira me temë “Solidariteti Urban në kohë të trazuara: Zgjidhje të Qëndrueshme për Konfliktet dhe Kërcënimet Globale”.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur urbanizimin e qytetit duke përshtatur një legjislacion bashkëkohor, ndërsa qytetet janë e po bëhen njëkohësisht sfidantët e parë, inkubatorët e rritjes ekonomike e sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që favorizon e mbështet platformat e bashkëpunimit.

“Qytetet janë e po bëhen njëkohësisht sfidantët e parë, inkubatorët e rritjes ekonomike e sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që favorizon e mbështet platformat e bashkëpunimit. Qyteti është një instrument i dorës së parë në të cilin takohen e kryqëzohen kulturat, lulëzojnë idetë dhe konsolidohet qëndrueshmëria e zhvillimit. 

Qytetet janë kontribuesit më aktivë në formësimin e shoqërive demokratike, duke ushqyer vlerat, mbështetur institucionet, përshtatur, madje edhe krijuar, praktikat demokratike, sipas nevojave të komuniteteve urbane, të cilat janë, pa dyshim, më të avancuarit e shoqërive tona. 

Qytetet veprojnë si mbështetës të zhvillimeve demokratike jo përmes urdhrave a dekreteve, por përmes vetëveprimit të tyre, investimeve në ekonomi, infrastrukturë, shërbimet publike jetike për popullsinë dhe përpjekjeve për të ndërtuar komunitete dhe institucione lokalë, udhëhequr nga vlerat e drejtësisë sociale dhe kohezionit social.

Demokracia urbane është një nga thelbet e demokracisë bashkëkohore. Qytetet rindërtojnë demokracinë, sipas vizionit, jetës e nevojave të qytetarëve të tyre. Të cilët duhet të masin me minuta sesa shpejt shkojnë në një nga qendrat e qytetit policentrik, sa kohë ju duhet për të dërguar fëmijët në shkollë, për të vajtur në vendin e punës apo për të marrë shërbime të ndryshme e për të garantuar argëtim. Çfarë ishte dikur e mjaftueshme si fjetinë, nëser gjithmonë e më shumë duhet të jetë pushtet i të bukurës së dobishme që rrit e çmon cilësinë e jetës së qytetarit dhe e bën atë më të lehtë.

Tranzicioni në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera që iu bashkuan valës së tretë të demokratizimit në fillim të viteve 1990, është një proces shumëplanësh. 

Mes proceseve që shoqërojnë tranzicionin demokratik, do të rendisja vetëm dy prej tyre që janë sinergjikisht të lidhura dhe influencojnë zhvillimin e lirë të qyteteve: tranzicionin demografik dhe atë urban.

Lëvizja jashtë vendit si një proces i pandërprerë i kërkimit të më shumē mundësive.

I dyti lidhet me lëvizjet e mëdha të popullsisë së zonave rurale drejt qyteteve, duke sjellë vlera të shtuara, por edhe probleme të mprehta për zhvillimin urban.  

Nga një vend ku mbizotëronte popullsia rurale, e cila në vitin 1990 përbënte rreth dy të tretat e popullsisë, pas tre dekadash kemi arritur në pikën ku tashmë është popullsia e qyteteve që përbën rreth dy të tretat e popullsisë së vendit. Por këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me numra. Urbanizimi ka ndihmuar dhe vijon të kontribuojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, rritjen e produktivitetit, rritjen e mirëqenies, uljen e varfërisë dhe, nëpërmjet sfidave që paraqet, edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Ne jemi përpjekur që sfidave t’u përgjigjemi, në disa raste edhe t’u paraprijmë, me politika adekuate. Besoj se nuk e teproj nëse pohoj, se mes vendeve të rajonit, madje mes vendeve të Europës Lindore, të cilat tre dekada e gjysëm më parë hynë në rrugën e transformimeve demokratike, Shqipëria ka pasur ritmet më të larta e më të shpejta të procesit të urbanizimit. Nëse dy dekada më parë u rijetësua me ngjyra grija e zymtë e trashëguar nga komunizmi dhe nisi rilindja e kryeqytetit, sot një pjesë e qyteteve shqiptare po marrin tiparet karakteristike sipas këtij nocioni.

Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur procesin e urbanizimit duke hartuar një legjislacion bashkëkohor. Miratimi i ligjeve mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit, qeverisjen vendore, nxitjen e investimeve, turizmin, zhvillimin e qëndrueshëm, ruajtjen e mjedisit, zonat e mbrojtura, përmirësimin e infrastrukturës, zgjerimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, mbështetjen për hyrjen në tregje etj. janë pjesë e këtij kontributi.

Zhvillimit të harmonizuar urbano-rural, kohezionit territorial, ngushtimit të dallimeve mes zonave urane e rurale dhe rritjes së qasjes të këtyre të fundit në burimet e zhvillimit, u shërbejnë edhe reformat administrative territoriale të kryera gjatë dhjetë vjetëve të fundit”, u shpreh Spiropali.

Ju sugjerojmë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
“Shifrat janë alarmante”, Tabaku: Një në katër të rinj shqiptarë, të pa punë dhe pa shkollë 

“Shifrat janë alarmante”, Tabaku: Një në katër të rinj shqiptarë, të pa punë dhe pa shkollë 

Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

Ka ndërprerë komunikimet prej 3 ditësh me familjarët, 19-vjeçari zhduket pa asnjë gjurmë

Vrasja e Lulzim Vishës, RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Zall Mner 

Vrasja e Lulzim Vishës, RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Zall Mner 

TE FUNDIT

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com