Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Presidentit Ilir Meta.
Spiropali tha se kemi kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin, teksa e krahasoi me aktorin Bes Kallaku.
“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”, shkroi Spiropali në Twitter./Opinion.al