Politikë

Spiropali ironi me Berishën për Bashën: Çove djalin me flokë të lyera te Gadafi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 30/06/22 |
Opi Nion

Gjatë seancës së sotme plenare nuk kanë munguar as akuzat ndërmjet kryetarit të PD, Sali Berisha dhe ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ministrja në fjalën e saj në parlament i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha në lidhje me deklaratën e dhënë më parë. Berisha i tha Spiropalit se nuk duhet të lejojë që të përdoret nga Edi Rama për të pastruar imazhin e tij.

“Të mos ju përdorë asnjëherë Edi Rama për imazhin e tij. Se edhe Gedafi mbante 12 badigarde, por Gedafi Gedaf mbetej. Edhe Rama hajdut ishte dhe hajdut mbetet. Le të marrë jo 14 gra, por 36 dhe ti bëjë ministre përsëri është hajdut, nuk e shpëlani dot ju atë”, tha Berisha.

Spiropali iu përgjigj Berishës duke i thënë se ky akt normativ nuk i shërbente një grupi biznesmenësh dhe se janë 300 kompani që punojne çdo ditë.

“Ky akt normativ nuk i shërben një grushti biznesmenësh. Janë 300 kompani ndërtimi që punojnë përditë. Përmendi këtu Gedafin, po te Gedafi çove djalin e preferuar Sali, e cove te ato lëkundëset. E gjezdisje me flokë të lyera, të kthyera mënjane. S’ka më këtu as Gedaf, as sjellje gedafore. S’ka më sëmundje të tilla këtu, e morët përgjigjen në 2013. Pushteti u duket shumë i largët dhe prandaj bërtisni edhe më fort”,-u shpreh Spiropali.

Pas