Politikë

Spiropali: Beteja e opozitës është si gjellë e vjetër, e ringrohur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:22 - 27/06/20 |
Opi Nion

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur “betejë” në zgjedhjet e ardhshme mes maxhorancës me Partinë Demokratike.

Në një intervistë për “News24”, Spiropali është shprehur se pozitën e PD e sheh si ata që duan të rikuperojnë betejat e gjata pas shumë humbjesh.

Përsa i përketë qëndrimeve të Presidentit, ministrja ka deklaruar se nga zyra e Metës kanë ardhur deklarata shumë të forta e aspak profesionale.

PJESË NGA INTERVISTA

Si e shihni kundërshtarin përballë, PD në këto zgjedhje?

E shoh në pozitat e atij që do të rikuperojë në një betejë shumë të gjatë humbjesh. I uroj të mira opozitës së vendit tim. S’jam nga ata njerëz që duan ta shohin opozitën të shkatërruar, edhe pse vihet re një tendencë e tillë, nga vendimmarrja e drejtuesve. Bëhet fjalë për kthim të figurave, u bëhet ftesë. Por në dijeninë time ato figura nuk janë larguar nga partia, por janë përzënë. Janë thjesht mëkëmbës. Një pjesë e madhe e PD është ende tek Berisha. PD se ka ‘vrarë babain’ për të ndryshuar qasjen ndaj politikës. Dominohet nga gjuha e urrejtës, se ka bërë këtë kapërcim kulturor. Besoj se tani pas betejës së tyre të dështuar me miell e bojë në Kuvend, me protesta e sabotime, nuk do ta kenë të lehtë pasi besimi tek ata si forcë politike është rrënuar. S’më takon mua që të bëjë një analizë për situatën brenda tyre. Çdo nismë është e mirëpritur në arenën politike. Por më duket si një nismë e re me histori të vjetër. Më duket pak si gjellë e vjetër e ringrohur.

Kalojmë pak tek situata me koronavirusin. A është bërë diçka gabim që jemi në këtë situatë?

Është një situatë që përsëritet këtu dhe kudo. Rrezikshmëria nuk ka kaluar, ndaj është e rëndësishme që të respektohen deri në detaje masat. Dëgjoj teori konspirative mbi mos ekzistencën e virusit apo një plan të Ramës për të kontrolluar pushtetet apo dhe të Sorosit për të kontrolluar botës. Nuk mund të dalin qytetarët në protesta dhe të përfundojnë në spitale. Ne duhet të jemi si ditën e parë. Duhet të kemi durim dhe duhet të rrimë vigjilent. Është e papranueshme që të dalim në grupe dhe të bëjmë takime masive pa asnjë maskë. Sistemi shëndetësor ka qenë shembullor. Në këtë luftë ka dhe bluza të bardha, viktima të virusit. I ftoj ata qytetarë që ndoshta nuk besojnë, se në sa kushte të vështira punojnë sistemi shëndetësor. Nuk mund ti kthehemi një mbyllje të dytë, pasi do të ishte shumë serioze për financat tona.

Nëse ka një shtim të rasteve me COVID-19, nuk është diskutuar për një mbyllje të dytë?

Komiteti i Ekspertëve, ministria e Shëndetësisë, është në diskutime të vazhdueshme. Nuk e kemi diskutuar çështjen e mbylljes së dytë, pasi do të shkaktonte dëme në ekonominë e vendit. Deri tani nuk ka rrezik për një mbyllje të dytë, ama ministrja e Shëndetësisë merr vendimet e duhura sa i përket situatës. Gjithçka është e mundur.

Ndalemi pak tek reforma në drejtësi, por dua ta nis pak me opinionit e Komisionit të Venecias. Si e lexuat ju?

Ne gjithmonë i kemi vlerësuar opinionet e Komisionit të Venecias. Ato janë të specializuara. Jemi të qartë se në raporte të tilla, nuk ka asnjëherë një fjalë të fundit, por një mënyrë t’i lexuar. Ne besoj i kemi lexuar drejt dhe kemi marrë vendimet e duhura, për ne reforma në drejtësi është shtylla e reformave të ndërmarra nga kjo maxhorancë. Nuk kemi bërë kurrë kompromis e pazare për të. Gjykata Kushtetuese është një nga kushtet që kemi për të ecur përpara. Sa i përket Kuvendit të Shqipërisë, e ka bërë detyrën për përzgjedhjen e dy anëtarëve. Presidenti duhet të zgjedhje anëtarët e tij dhe në fund të korrikut do kemi një Gjykatë Kushtetuese, me 7 anëtarë, nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre.

Si e keni parë pozicionin e presidentit Meta në këtë periudhë të fundit?

Ne jemi mësuar në fakt me uljet dhe ngritjet e tonit të ardhura nga zyra e presidentit të Republikës. Por vlerësojmë dhe respektojmë tonet institucionale. Pasi ka pasur fatkeqësisht nga zyra e presidentit, deklarata të rënda, aspak profesionale dhe aspak përfaqësuese të popullit. Këtë e kemi deklaruar dhe kemi një komisioni hetimor. Do të donim që presidenti t’i rrijë tonit institucional, na bën nder të gjithëve./ Opinion.al

Pas