Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas shpalljes non grata të kreut të PD, Sali Berisha nga Britania e Madhe.
Spiropali në një status në “Twitter” me ironi, shkruan se shpif Amerika, shpif Anglia, dhe vetëm Berisha thotë të vërtetën e kulluar.
“Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp!”- shkroi ajo.