Kryesore

Spiropali -Berishës: Je i turpëruar si burrë, si gjysh dhe si politikan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 14/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali , janë përfshirë një debat të fort në seancën parlamentare.

Berisha akuzoi mazhorancën se kontrollon të gjitha pushtet, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë. Berisha tha se PS ka eliminuar votën e lirë dhe se PD do bëj çdo gjë për ta ruajtur.

Deklaratave të Berishës iu përgjigj, Spiropali e cila me ironi i tha “e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit.”

Pjesë nga Debati:

Berisha: E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve? Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës.

Spiropali: Je i turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan, e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit. Je beterr i komunikimit, shpërdorues i fjalës. I ktheve përfundimisht përgjigje pyetjes që te mundon. Populli të flaku siç të meriton. Sot i dhe popullit përgjigjen se ti e ke merituar flaken e tij të SHBA-ve dhe të çdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti gati sa nuk mbyll sytë kur flet ti. do punojmë për ti treguar brezat e ardhshëm se si nuk duhet të flasë një politikan.

Pas