Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me kreun e PD Lulzim Basha.
Spiropali tha se Basha sot kërkon hetim nga drejtësia ndërkohë që vazhdimisht ka hedhur akuza se reforma në drejtësi është e kapur nga shumica. Ajo shtoi se e lejuan ngritjen e Komisionit Hetimor por fjalën e fundit mund ta thotë vetëm SPAK.
“Është i njëjti njeri që javë pas jave përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga shumica. Është po ai që flet për hetime nga institucione që janë krijuar nga vullneti i kësaj shumice. Për të parë si është drejtësia sot ne duhet të shohim si ishte drejtësia dje. Kush e mendonte që kryebashkiakë, udhëheqës politikë, ministra të merreshin në hetim e jo më të dilnin para gjykatës. Përsërit numra se nga matematika nuk merr vesh. Sot merret e pyetet nga prokurorë belgë dhe bën sikur nuk i ka thënë ky”,-u shpreh Spiropali.