Kryesore

Spiropali-Bashës: Përralla! Kaq ishte epilogu i rrenave që keni muaj që i ngrini


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 10/03/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit ajo iu drejtua Bashës duke thënë se ajo çfarë ai tha në lidhje me hetimin e inceneratorët ishte një përrallë që nuk besohet nga asnjë.

Me nota ironie, Spiropali deklaroi se historia është ndryshe, duke thënë se ishin dy shokë, Luli dhe Saliu.

Lulzim je i pabesueshëm edhe kur i thua përralla vetes, jo më kur i dëgjojmë ne të tjerët. Meqë e nise me përrallë po të them se nuk ishin 3 shokë, por 2. Luli që hipi mbi pirgun e plehut që shpiku vetë. Saliu që hipi mbi Lulin. Kaq ishte epilogu i gënjeshtrave dhe rrenave që keni muaj e muaj që ngrini pa pushim, që komisioni hetimor më në fund i zbardhi. Tani që jemi në këtë epilog, e nisim nga prologu. Ky komision hetimor u pranua nga ne edhe pse kur një çështje është nën hetim, është e qartë se nuk ka nevojë për Komision Hetimor. Detyra e komisionit hetimor, mangësitë administrative, apo të tjera çështje t’i çojë në organet e drejtësisë kur ka problematika. Ramë dakord që ky komision grihej, pavarësisht se nuk u respektua ligji”,-tha Spiropali./Opinion.al

Pas