Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPIRANCA E KA EMRIN ILIR META

2015/09/28 at 11:19 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
SPIRANCA E KA EMRIN ILIR META

Nga BLEDAR KURTI 


 

Në kohët e hershme, kur busulla nuk ishte shpikur akoma, marinarët orientoheshin nga yjet për udhëtimin e tyre në dete apo oqeane. Kur qielli ishte i qartë, yjet shndrisnin më shumë dhe marinarët orientoheshin më mirë drejt destinacionit të tyre. Por kur qielli ishte i zymtë, mbulohej me re dhe sytë nuk të zinin asnjë yll, marinarët hidhnin spirancën dhe nuk lundronin, por qëndronin në vend deri sa të pastrohej qielli dhe të rimerrnin orientimin. Ata e dinin se nëse lundronin me hamendje apo të udhëhequr nga dëshira për të arritur sa më shpejt në destinacion, ata do të humbnin kursin dhe do ecnin në drejtimin e gabuar. Kjo praktikë, krijoi fjalën latine “desidera” që ne e njohim si “dëshirë” apo “pasion”, një akt emocional që të bën të ecësh kuturu pa orientin nën mungesën e yjeve, por që frenohet vetëm nga spiranca, koncepti më racional i këtij ilustrimi.

Për dy dekada e gjysmë, dëshira për pushtet dhe pasioni personal i politikanëve shqiptarë për të arritur destinacionin e qeverisjes absolute apo autoritarizmit ka qenë i krahasueshëm vetëm me ambiciet e zotëve të luftës në Afrikë, apo me seriale kinematografike si Game of Thrones (Loja e Froneve). Deri së fundmi, mendonim se faji ishte i kastës së vjetër, por me të ardhur edhe kasta e re, u kuptua se pasioni i sëmurë për pushtet, pra mungesa e yjeve dhe e orientimit, mbizotëronte në mendjet dhe sjelljet e politikanëve të rinj. Me dëshirën e madhe por të largët për t’u bërë kryeministër, Lulzim Basha e nxiton anijen dhe ekuipazhin e tij djathtas përmes furtunës, ndërsa Rama, i bindur se ka një mision madhështor për të realizuar e drejton anijen e tij majtas, duke mos konsideruar as motin, yjet, orientimin, pritjen, durimin, etj., dhe siç u shpreh në Samitin e Vjenës, “nuk kemi kohë për të humbur”. I vetmi që ka maturinë dhe durimin të tregohet racional është Ilir Meta. Spiranca me emrin Ilir Meta është pengesë për pasionin rinor të Bashës dhe qëndrimi racional dhe zëri i arsyes ndaj qeverisjes impulsive të Ramës.

A është kjo arsyeja përse Meta është gjithmonë në qendër të sulmeve personale? Padyshim që po! Se nga kush dhe si sajohen sulmet ndaj Metës, këto janë teknikalitete, por arsyeja është një nocion më se i qartë. Meta është spiranca që frenon autoritarizmin dhe nuk lejon kapitenët ëndërrimtarë apo emocionalë të fundosin anijen. Ky rol i Metës është kuptuar fare mirë si nga politika, ashtu edhe nga vetë shqiptarët, të cilët, duke pasur eksperienca autoritariste nga dy partitë e mëdha, kërkuan dhe votuan një të tretë, e cila dita-ditës po i afrohet me numër edhe dy të tjerave. Duke llogaritur votat e 21 qershorit, dhe duke përllogaritur trendin e rritjes nga njëra zgjedhje në tjetrën, në zgjedhjet e vitit 2017, do ishte një surprizë e pritshme që LSI të rezultojë forca e parë politike në vend. Spirancë racionalizmi dhe esperancë për të ardhmen, ja përse sulmohet Meta!

Gjatë këtyre dy viteve, kemi parë një opozitë jo ekzistente, madje mund të konsiderohet tërësisht amatore. Vetë Basha është i ndërgjegjshëm për paaftësinë e tij drejtuese dhe mungesën e grintës që duhet të ketë një lider. Ai i frikësohet, por edhe i gëzohet impulsivitetit të Ramës, duke shpresuar që një ditë të gabojë, ndaj i duhet të presë, por koha është një luks që Basha nuk e ka, pasi çdo ditë, ai rrezikon humbjen e partisë e jo më të presë dy apo më shumë vite të tjera. Ndaj, i shtyrë nga amatorizmi, tenton të sulmojë atë që ai e konsideron pikën më të dobët të qeverisjes, Ilir Metën dhe LSI-në.

Por këtu, Basha gabon në dy aspekte. Së pari, një politikan tërësisht amator tenton të sulmojë një politikan profesionist që i jep leksione të vazhdueshme së gjithë politikës shqiptare, dhe së dyti, LSI ka rezultuar si një pikë e fortë në qeverisje, pasi ministrat e saj kanë ecur me të njëjtin ritëm, ndoshta edhe më mirë, si pjesa tjetër e kabinetit qeveritar, duke mos përmendur që ishte Ministria e Integrimit, e drejtuar nga LSI, ajo që punoi për marrjen e statusit kandidat në BE, por pa kërkuar t’i merrte meritat e vetme. Madje, LSI, me rolin e saj si spirancë racionale e një anije emocionale si qeveria e Ramës, ka bërë opozitë brenda mazhorancës, pra, atë që duhet të kishte bërë opozita dhe drejtuesi i saj amator, Lulzim Basha. A nuk mund të konsiderohen qëndrime racionale ato në mbrojtje të mjekëve dhe infermierëve në lidhje me testimin? Kundërshtimi për rikthimin e Qendrës së Traumën nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes? Kundërshtimi ndaj sjelljeve arrogante kundrejt biznesit të vogël? Rishikimi i prioriteteve qeverisëse me fokus ekonominë? Dhe, a nuk ka qenë shqetësimi kryesor i LSI gjatë këtyre dy viteve punësimi? Ky qëndrim dhe filozofi racionale e Metës dhe e LSI-së u shpërblye më 21 qershor me 260 mijë vota të LSI-së, 60% rritje në krahasim me dy vite më parë, LSI forcë e parë në Qarkun Gjirokastër, dhe rezultate spektakolare në shumë bashki të vendit. Teksa të gjitha partitë e tjera tkurren, LSI rritet! Ja përse sulmohet Meta!

Meta është shprehur gjithmonë se partia e tij ka luajtur një rol kryesor në stabilitetin e vendit. Në rreshtat e shumta të retorikës politike shqiptare, kjo tingëllon si një thënie standarde, por në fakt, nëse kthejmë kokën pas dhe zhvishemi nga militantizmat partiake, kujtojmë që LSI vërtet ka shërbyer në stabilitetin politik, gjithmonë të munguar, të vendit.

Gjithashtu, kush mundet ta kontestojë faktin që rinia përbën energjinë e të gjitha betejave elektorale të LSI. Zgjedhjet e 21 qershorit dëshmuan se të gjitha zyrat elektorale të LSI ishin të mbushura me të rinj dhe të reja, me një dëshirë të dukshme dhe të sinqertë për të promovuar partinë e tyre. Edhe në rrjetet sociale, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u koordinuar, të rinjtë e LSI dhe LRI zaptuan hapësirën e komunikimit, duke promovuar më shumë shërbimin dhe punësimin, dhe duke u bërë thirrje miqve të tyre të votojnë LSI. Kjo energji e madhe e rinisë ka krijuar një raport të ri edhe me vetë politikën. Sot të rinjtë dëshirojnë të jenë më aktivë në politikë dhe në aksione komunitare, dhe padyshim është një dallgë e pandalshme që i jep dinamikë partisë së Metës. Cila parti nuk do xhelozohej nga ky aset i vyer siç është rinia? Ja përse sulmohet Meta!

Etja për pushtet është një sëmundje e pashërueshme. Ai që nuk e ka e kërkon, ai që e ka, kërkon më shumë. Pasioni të err gjykimin dhe të shpie në drejtimin e gabuar. Deri më tani, Ilir Meta ka qenë spiranca e politikës shqiptare. Por, tashmë si rivalët, ashtu edhe kundërshtarët e tij, e shohin si kapiten. Ja përse sulmohet Meta!

/Botuar ne gazeten “Shqip”/



Ju sugjerojmë

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Para
“Lajmi i ditës” Floriana dhe Olti

"Lajmi i ditës" Floriana dhe Olti

Balerina 113 kilogramshe

Balerina 113 kilogramshe

Demokratët ligj në Kuvend për hetimin e CEZ-it nga të huajt

Demokratët ligj në Kuvend për hetimin e CEZ-it nga të huajt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com