Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spinaq kundër kancerit dhe problemeve në zemër 

2016/01/31 at 9:01 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Spinaq kundër kancerit dhe problemeve në zemër 

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.


  • Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë vitit, veçanërisht gjatë dimrit. Mund të përgatitni si sallatë, paragjellë, por edhe ushqim kryesor. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa ne ju sjellim më të rëndësishmet.
  • Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave (100 g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).
  • Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterinës.
  • 100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
  • Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga veprimi i radikaleve të lira.
  • Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjenerimi makular.
  • Vitamina A do të ruajë shëndetin e lëkurës dhe syve. Konsumi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminën A do të mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe mushkërive.
  • Spinaqi përmban vitaminën K. Vetëm 100 g spinaq i freskët ofron madje 402 ug të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K. Vitamina K do të forcojë eshtrat tuaja, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.
  • Kjo perime me gjethe të gjelbra është burim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çrregullimeve të lindura tek bebet.
  • Vetëm 100 gram spinaq të freskët do të ofrojë rreth 47 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon trupin ta forcojë imunitetin dhe parandalojë krijimin e sëmundjeve të ndryshme.
  • Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut. Zinku është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës kualitative dhe përmirësimin e tretjes.
  • Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncentrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular, mbrojnë nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër.

BLERJA DHE RUAJTJA

Spinaqi më së shumti është në dispozicion gjatë muajve dimërorë. Zgjidhni spinaqin i cili ka ngjyrë të gjelbër të mbyllët dhe ka gjethe të freskëta. Shmangni spinaqin i cili ka shenja siç janë pikat e verdha.

Spinaqin pastrojeni mirë dhe zhyteni në ujë të njelmët 30 minuta për të larguar tërë pluhurin, papastërtitë dhe pesticidet.

Edhe pse në frigorifer mund të qëndrojë edhe deri në një javë, më së miri do të ishte ta konsumoni të freskët sepse atëherë do të shfrytëzoni të gjitha veçoritë ushqyese të këtij ushqimi të çuditshëm.

KUJDESI

Ringrohja e spinaqit mund t’i shndërrojë nitratet në nitrite, ndërsa nitrosaminet në baktere të caktuara. Këto kompozime mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme, veçanërisht për fëmijët.

Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të jenë të kujdesshëm me konsumimin e spinaqit sepse është i pasur me kalium. Më së miri do të ishte që të këshilloheni me mjekun.

Spinaqi përmban acidin oksalinë i cili mund të shkaktojë gurë në veshka tek disa persona. Personat që tashmë kanë gurë në veshka kanë nevojë të kenë kujdes të veçantë në konsumimin e spinaqit, por edhe ushqimeve të tjera. /Jeto.al



Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
10 mijë fëmijë emigrantë, të zhdukur në Europë 

10 mijë fëmijë emigrantë, të zhdukur në Europë 

Ky shtet ndalon ligjërisht marrëdhëniet seksuale me kafshët 

Ky shtet ndalon ligjërisht marrëdhëniet seksuale me kafshët 

Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë 

Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com