Në media, paraditën e sotme, është spekuluar për një takim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me kreun e PD-së, Lulzim Basha në Vjenë për të gjetur konsesusin politik për Reformën në Drejtësi.
Sipas gazetës “Sot”, kryetari i opozitës do të mbërrijë rreth orë 21 në Vjenë, pas një vizite në Athinë, ndërkohë që kryeministri Rama vjen në Vjenë nga Varshava pas atkivitetit të zhvilluar në Poloni në kuadër të Samitit të Nato-s.
Burime nga stafi i kryetarit të Partisë Demokratike, thanë për Opinion.al, se e përgënjeshtrojnë lajmin e një takimi të mundshëm mes Bashës dhe Ramës në Vjenë.