Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Specialistët japin alarmin: Tërmet mund të godasin Prishtinën, ndërtesat të dobëta

2016/09/14 at 11:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Specialistët japin alarmin: Tërmet mund të godasin Prishtinën, ndërtesat të dobëta

Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup, kanë prekur edhe Kosovën, dhe qytetarët e Prishtinës thonë se i kanë ndjerë dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas.

Përfaqësues të autoriteteve kompetente të Sizmologjisë në Kosovë thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të goditet nga tërmete të forta.

Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni, megjithëse Vitia, Ferizaj dhe Gjilani janë zonat që edhe në të kaluarën janë prekur nga goditjet tektonike. Brenda 15 vitesh në Kosovë kanë ndodhur dy tërmete me mbi 5 shkallë të Rihterit, një me pasoja të rënda në Gjilan.

Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se bazuar në hartën e rrezikut sizmik në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike apo shkatërruese, por mund të ketë tërmete, siç quhen, të forta, që arrijnë në 6.2 shkallë të Rihterit.

“Duke u bazuar në rrjetin sizmiologjik dhe hartës së rrezikut sizmik, Kosova nuk rrezikohet nga ndonjë tërmet katastrofik apo shkatërrues total, por sipas hartës mund të ndodhin tërmete të mëdha ose siç i quajmë ne tërmete të forta. Nëse janë të përgatitura mirë drejtoritë e urbanizimit dhe komunat në ndërtimin e objekteve, nuk do të ketë rrezik për qytetarët e Kosovës”, thekson Mustafa.

Por, saktësisht çështja e ndërtimit në Kosovë është më shqetësuesja.

Ndërtesa të shumta banimi të ndërtuara pas luftës në Kosovë janë të dyshimta për nga cilësia e ndërtimit, stabiliteti dhe siguria. Pranimet teknike, të cilave do të duhej t’u nënshtroheshin ndërtesat në të shumtën e rasteve, nuk janë bërë nga autoritetet kompetente në Kosovë. /REL

Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Ja VIP-at, që pranojnë se kanë bërë operacione plastike

Rozi bëhet nostalgjike, i mungon...

12 goditjet e termetit në Shkup, shkolla e kopshte të dëmtuara

12 goditjet e termetit në Shkup, shkolla e kopshte të dëmtuara

Ermal Mamaqi: “Ja si deshën të më helmonin Arian Çani dhe Ardit Gjebrea kur mësuan që do bëja “Xingun” në Klan

Ermal Mamaqi: “Ja si deshën të më helmonin Arian Çani dhe Ardit Gjebrea kur mësuan që do bëja “Xingun” në Klan

TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com