Ka qenë një udhëtim e aventurë e vërtetë karriera e Cristiano Ronaldos. Në vigjilje të finales së UEFA Champions League, të së shtunës, ky është evolucioni i një prej më të mëdhenjve të këtij sporti.
Ogur pozitiv (2002-2003)
Shkëlqim dhe rritje meteorike te Sporting Lisbon, kaloi nga ekipi U-16 për te ekipi i parë, në vetëm 1 sezon. Ai ishte i dobët, driblues hipnotizues, por gjithsesi në fushë ishte ende në progres, ndërsa jashtë fushe, një adoleshen i turpshëm me fytyrën plot puçrra. Performanca e tij elektrizuese përballë Manchester United në një ndeshje miqësore, në gushtin e vitit 2003, njoftoi talentin e tij në skenën Europiane, duke u finalizuar me Sir Alex Ferguson që nënshkroi me “një prej futbollistëve sfidues më të mirë që kam parë”, megjithëse dukej si një student i huaj, i pakënaqur.
Pony ekzibicionist (2003-2004)
Stili i tij i veshjes dëshmon përzierjen që përfaqësonte Ronaldo në vitet e tij te Manchester United, mes shkëlqimit por gjithashtu edhe pak rrëmujë, që përfundoi me më pak se pjesët e tij. Tifozët ishin shpesh herë të magjepsur me aftësitë speicale të futbollistit por njëkohësisht urrenin egoizmin e tij. Tifozët kundërshtarë e konsideronin atë si një pony që pëlqen shfaqet, për të mos përmendur simulimet dhe hedhjet e tij.
Një pony hileqar (2004-2007)
Pushteti dhe ndikimi i tij te United po rritej bashkë me kërcënimin e vazhdueshëm, jo më pak por ndaj Ruud van Ruud van Nistelrooy, me të cilin ai pati të paktën dy zënka në fushë gjatë stërvitjeve. Ruud i tha: “shko tani duke qarë te babi yt”, duke iu referuar marrëdhënieve të Ronaldos me zëvendëstrajnerin e “Djajve”, Carlos Queiroz. Kupa e Botës e vitit 2006, e shndërroi atë në armikun numër 1 për tifozët anglezë, pasi nxorri me karton të kuq, të preferuarin e ishullorëve, trimin Sir Wayne Rooney, në ndeshjen Angli-Portugali. Hileqari kishte lindur tashmë. Vërshëllimat dhe kontestimet në çdo stadium gjatë sezonit 2006-2007 e inkurajuan atë që të realizonte sezonin e tij më të mirë deri në atë kohë, plot 20 gola duke fituar edhe titullin në Premier League.
Një pony ekstremisht i mirë (2007-2009)
Në këtë periudhë ishte me shpatulla dhe kokë mbi të tjerët në Premier League, duke fituar PFA dhe çmimin “Football Ëriters” në vitet 2007 and 2008. Ai realizoi 42 gola në të gjitha kompeticionet në sezonin 2007-2008 dhe ndihmoi Manchester United në Champions League, si dhe veten e tij, për të fituar çmimin “Futbollisti më i Mirë i Vitit”. Asaj kohe ai por ngrinte lart United dhe po fiksohej në fitimin e trofeve individual, një obsesion që në sytë e të tjerëve është konsideruar gjithmonë i çuditshëm. Nuk po duronte të largohej nga “Old Trafford” në vitin 2009. Asaj kohe Sepp Blatter e konsideroi ngurimin e United për ta shitur si “skllavëri moderne”.
Kalë rrace (2009-2012)
Arriti të realizojë transferimin e ëndrrave të tij, duke kaluar te Real Madrid për më shumë se 100 milionë euro. Ia ka vlejtur çdo cent i paguar për atë. Ka prodhuar shumë performanca ekselente, ka realizuar gola me tonelata, shënoi 53 në sezonin 2010-2011, para se të shënonte 60 në sezonin 2011-2012. Ishte pikërisht ai që thuajse gjithmonë përballej gati i vetëm përballë Barcelonës, por mbeti duke përfunduar i dyti, pas Lionel Messit në garën për Topin e Artë. Edhe stilmet e tilla të flokëve nuk e ndihmuan atë që të hiqte mendjen nga Messi.
Tmerrësisht shumë i mirë, një “kafshë” gjysmë njeri dhe gjysmë-superkrijesë (2012-2014)
Pikërisht në këtë periudhë nisi të bëhej gati diçka e pabesueshme. Ai ishte aq i mirë në futboll sa ishte vështirë të besohej, me këmbën e djathtë, me të majtë, me kokë, driblime, finte, kombinime dhe festime të çmendura, egoizëm i shfrenuar që e çoi drejt një shkëlqimi i frikshëm. Fantastik edhe jashtë fushës, po jetonte një jetë ëndrrash, gati si një lloj “Gatsby” me flokët me xhel. Duke u shoqëruar me modele, duke u bërë me djalë, gjithashtu të quajtur Cristiano, madje duke mos publikuar asnjëherë emrin e mamasë së djalit. Duke pozuar në kopertinat e revistave dhe në postera me të mbathura dhe më e paharrueshmja, statuja gjigande e tij, ku dukej sikur kishte diçka, te zona e të mbathurave….
Skarciteti 2015-
Ndonëse një futbollist madhështor, mbase në moshën 31 vjeçare nuk mund të ketë më të njëjtën forcë që kishte dikur. Një garë force me Gareth Bale, që gjithmonë e më shumë përfundon në favorin e uellsianit. Si një sportist supreme, Ronaldo nuk është ende gati për tu ulur në kolltuk, por dëmtimet po bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Për fat të mirë të tij, ai ka një koleksin gjigand me manekina dhe modele të vetes së tij të bëra prej dylli, për të rrethuar veten e tij, në momentin kur vetmia e pensionit të trokasë. Çfarë dhurate absolute që ka qenë ai.