Kryesore

“S’pashë asnjë makinë prej vendi të varfër”,Rama:Ç’më tha ish-kryeministri suedez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 16/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël për masat që po ndërmerr qeveria.

Gjatë fjalës së tij ai ka treguar edhe një bisedë që ka pasur me ish-kryeministrin e Suedisë, kur ky i fundit erdhi në Shqipëri.

Nuk e harroj ish-kryeministrin e Suedisë, njeriu që ka bërë reformat më të rëndësishme në Suedi dhe ftohet për të dhënë leksione. Erdhi në Shqipëri, u ngjit deri në majën e Nivicës dhe më tha: si e shpjegon kryeministër që në të dhënat që unë kam marrë nga Banka Qendrore shifrat janë 1.2,3 4, ndërkohë unë nga aeroporti deri në Tepelenë nuk kam parë asnjë makinë prej vendit të varfër. Asnjë dhe rruga ishte plot me trafik. Si shpjegohet kjo më tha? Unë qesha dhe i thashë kemi vështirësi. Nuk po them që jeni vendit i pasur, tha, por vend i varfër ka të tjera. Po ti si e shpjegon i thashë: Informalitet tha, shumë të ardhura të padeklaruara dhe shumë kontribut nga emigracioni që ne e dimë shumë mirë”,-tha Rama.

Pas