Teksa burgjet përballen me problemin e numrit të lartë të të burgosurve, gazetari Spartak Koka ka treguar në emisionin “Opinion” detaje nga situata brenda burgut të Peqinit.
Gazetari Koka tregoi se sipas një raporti, ka 23 të burgosur në regjimin e posaçëm 41 bis. Sipas gazetarit Koka, në burgun e Peqinit ka të burgosur që kanë kushte personale në qelitë e tyre. Madje, sipas gazetarit, disa të dënuar përdorin si shërbëtorë personalë edhe të burgosur të tjerë.
“Kur e dëgjon drejtorin të duket një situatë ideale në burgjet. Por kur lexon këtë raport këtu… Drejtori tha 2 veta në 41 bis. Ky raport thotë në ambientet e regjimit 41 bis ndodhen të akomoduar 23 të burgosur, ky ambient është populluar pa asnjë urdhër me shkrim. Situata në burgun e Peqinit ka qenë në një kaos të vertetë. Për t’u futur në 41 bis duhet të vijë kërkesa hga prokurori, të nënshkruhet nga ministri i Drejtësisë. 41 bisi është regjim i posaçëm ku të kufizon takimet me familjarët, 1 herë në muaj takim me familjarët, 1 bisedë me muaj me familjarët, ka një regjim të ndryshëm nga sa funksionon në sigurinë e lartë. Doktoresha tha 10 veta në dhomë në burgun e Shënkollit, ndërkohë burgu i Peqinit është kthyer burg privat me dhoma të personalizuara. Në burgun e Peqinit janë 160 shtretër bosh. Po t’ju them 2 emra, në burgun e Peqinit i kishin kthyer sektorë të personalizuar, zgjidhnin se me kë do rrinin, zgjidhnin se çfarë do hanin, kshin dhe shërbëtorë të burgosur të tjerë që ju shërbenin këtyre personave, një fenomen tjetër është ngujimi i të burgosurve. Kishte të burgosur të cilët kishin muaj që për pasiguri në burgje nuk dilnin nga dhomat sepse kërcënoheshin nga të burgosur të tjerë dhe që nuk ju garantohej siguria në burgje. Ka 30% më pak policë në burgje”, u shpreh gazetari Spartak Koka.