Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spanjollët kundër projekteve të turbinave me erë

2025/01/18 at 10:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanjollët kundër projekteve të turbinave me erë

Jose Maria Cofreces është pronar i një bujtine në Galicinë veriperëndimore, një nga rajonet më piktoreske të Spanjës.


Është gjithashtu një nga zonat e favorshme për projektuesit e turbinave me erë.

Duke i bërë jehonë taktikave të komuniteteve rurale në të gjithë Evropën, banorët kanë përdorur gjykatat për të bllokuar planet që ata thonë se cënojnë mënyrën e tyre të jetesës.

“Fakti është se një pjesë e territorit është peizazhi dhe një pjesë e asaj që ne shesim këtu, në një farë mënyre është pikërisht peizazhi. Nëse i vendosin, është çmenduri”.

Qeveria ka miratuar një investim 2 miliard Euro për turbinat me erë në këtë zonë. Por ato u ndaluan nga gjykata më e lartë rajonale, kryesisht vitin e fundit, pasi vendasit dhe grupet mjedisore ngritën një mori padish.

“Për mua, turbinat e erës do të thotë të shpohen malet, të mbushen me gropa, një pafundësi betoni pikërisht aty”.

Qeveritë evropiane janë nën presion për të mbështetur objektivat ambicioze të energjisë së gjelbër të Bashkimit Evropian.

Në Evropë, Spanja është pas Gjermanisë për kapacitetin e prodhimit të energjisë së erës, por planet e saj për të dyfishuar sasinë deri në fund të dekadës janë ngadalësuar nga opozita vendase, si dhe nga pengesat e licencimit.

Rajoni nuk instaloi asnjë në 2022 dhe 2023, tregojnë të dhënat më të fundit. Në qytetin e Dumbria erërat janë mjaft të zakonshme në këtë pjesë të bregdetit galician, ku kuajt e egër ndajnë territorin me dhjetëra turbina.

“Pikërisht kjo kodër ku do të vendosin turbinat e para me erë është një zonë plot burime, plot dru zjarri nga njerëzit që e përdorin këtu për t’u ngrohur. Më duket jashtëzakonisht e padrejtë. Nuk informojnë, nuk paralajmërojnë, dhe vijnë të shkatërrojnë pa marrë parasysh mendimin e popullit.”

Në anën tjetër, protestuesit anembanë Evropës janë bashkuar në lëvizje të organizuara, si ato në Galicia, ku kanë nisur sfida ligjore.

“Turbinat me erë pushtojnë gjithçka, mërzisin fermerët. Kanë mbetur pak njerëz në fshatra, pak të rinj. Dhe të moshuarit do të largohen, sepse do të shkojnë atje ku është e qetë, ku nuk do të ketë zhurmë. Më vjen shumë keq, por jam totalisht kundër.”

Sipas protestuesve qeveria rajonale e Galicias që jep leje për projekte të tilla nuk i dha peshë të mjaftueshme rreziqeve mjedisore dhe shkeli rregullat e BE-së për opinionin publik. Në 72 raste, gjykata e Galicia urdhëroi pezullime paraprake për arsye procedurale ose mjedisore. Qeveria rajonale ka apeluar në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Paula Uria, drejtoresha e përgjithshme e qeverisë rajonale për energjitë e rinovueshme, tha se 137 turbina me leje do të shtojnë kapacitetin e energjisë.

“Situata është me të vërtetë e vështirë, por ne e respektojmë sepse nuk kemi zgjidhje. Aktualisht 71 projekte aktualisht janë të paralizuara”.

Sipas ekspertëve të fushës shtimi i një kapaciteti të tillë do të gjeneronte rreth 4,800 vende pune gjatë pesë viteve nëse realizohen projektet.

Klan News



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

13 Maj, 2025 10:58 am
Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
Aktualitet

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

13 Maj, 2025 10:56 am
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Korçë, kryeson Partia Socialiste

13 Maj, 2025 10:49 am
Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”
Bota

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

13 Maj, 2025 10:33 am
Nis numërimi i votave për kandidatët në Berat
Aktualitet

Nis numërimi i votave për kandidatët në Berat

13 Maj, 2025 10:29 am
Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
Kryesore

Rinis procesi i numërimit të votave të diasporës/ Numërohen mbi 38 mijë zarfe

13 Maj, 2025 10:19 am
Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje, arrestohet shoferi i automjetit
Aktualitet

Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje, arrestohet shoferi i automjetit

13 Maj, 2025 10:18 am
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

Premtonin para për të votuar për PSD/Në pranga një shtetas, në kërkim një tjetër

13 Maj, 2025 10:06 am
Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
Kryesore

Fier/ Kampi rozë dominues, diferenca me rreth 51 mijë vota më shumë nga PD

13 Maj, 2025 10:04 am
Përfundon numërimi në qarkun e Beratit, kryeson PS
Aktualitet

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit, kryeson PS

13 Maj, 2025 9:49 am
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 19 janar 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit, 19 Janar 2025

“Do t’ju asistojë në e-Albania”/ Rama prezanton Diellën: Ndihmësja zadrimore sapo ka dalë nga inkubatori i AI

“Do t’ju asistojë në e-Albania”/ Rama prezanton Diellën: Ndihmësja zadrimore sapo ka dalë nga inkubatori i AI
















TE FUNDIT

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
13 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 15 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Siç raportojnë mediat në Kosovë, të martën...

Lexo më shumë

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
13 Maj, 2025

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në Korçë, kryeson Partia Socialiste

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
13 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e bëra publike, shihet...

Lexo më shumë

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”
13 Maj, 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t'u shpërbërë i grupit militant, Partia e Punëtorëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com