Kronikë

Spanjë/ Zbulohen 2 plantacione të mëdha kanabisi. Arrestohen 6 shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 03/10/22 |
Opi Nion

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle kanë arrestuar gjashtë persona me origjinë shqiptare gjatë një operacioni në Delhi.

Sipas mediave të huaja, gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje të shumta për mirëmbajtjen e infrastrukturës për kultivimin e marijuanës.

Policia Kombëtare Spanjolle mësoi se në një shtëpi të vetme në La Móra në Tarragona shqiptarët po i përkushtoheshin kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura. Pas vëzhgimeve të shumta në zonë për parandalimin e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, ata lokalizuan  një banesë dhe vijuan kontrollin në të. Aty oficerët e policisë arrestuan tre persona dhe sekuestruan 780 bimë marijuanë, si dhe 9620 kg sytha kanabisi si dhe një pushkë.

Në një fazë të dytë të operacionit, si rezultat i një ankese anonime, oficerët mësuan për një plantacion, këtë herë në natyrë në Valls. Pasi u verifikua vërtetësia e saj dhe pas kryerjes së vëzhgimeve të ndryshme, u konstatua një pronë e madhe bujqësore, e vendosur në një poligon të qytetit me 4476 bimë dhe 780 gram sytha kanabis. Ky plantacion ruhej nga tre persona me origjinë shqiptare të cilët u vunë në pranga.

Pas