Punonjësit e agjencive funerale në Spanjë kanë paralajmëruar grevë pasi nuk munden të përballojnë fluksin e vdekjeve gjithmonë në rritje.
“Jemi pak dhe nuk arrijmë të përballojmë fluksin në rritje të vdekjeve për shkak të koronavirusit”, thonë ata sipas raportimit të BBC.
Sindikatat mbështesin idenë e shtimit të stafit për të evitur vonesat në funerale siç ndodhi gjatë pandemisë në Mars. Gjatë pranverës funeralet janë vonuar edhe me një javë dhe personat janë varrosur qindra kilometra larg vendit të vdekjes. Që nga nisja e pandemisë Spanja ka regjistruar më shumë se 1.1 milionë raste dhe 35.000 viktima./Opinion.al