Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpjeta në Spanjë, duke shkaktuar mijëra viktima. Mësohet se brenda 24 orëve, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, kanë humbur jetën 743 persona.
Numri total i viktimave rritet në 13,798. Ndërsa, brënda 24 orëve, vendi ka regjistruar 3,835 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 140,510.
Spanja mbetet vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 367,650 të infektuar dhe 10,943 viktima./ Opinion.al