Spanja ka zbutur masat kufizuese pas frenimit të ndjeshëm të përhapjes së Covid-19.
Madridi gjendet në fazën e parë të planit të qeverisë për të dalë nga izolimi dhe ka hapur qendrat kulturore dhe muzetë . Qytetarët u panë teksa ushtroheshin përballët muzeut “Reina Sofia”, i cili do të presë vizitorë nga 6 qershori, ndërsa baret ishin të tejmbushura me klientë lokalë.
Ndërkohë, Spanja do të garantojë sigurinë shëndetësore me rihapjen e vendit për turistët e huaj muajin e ardhshëm pas mbylljes së plotë 3 mujore të kufijve.
Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi të dielën se do të kërkojë shtyrjen e gjendjes së emergjencës deri me 21 qershor për herë të fundit, dhe pas kësaj date nuk do të ketë asnjë kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve./Opinion.al