Spanjës i ka mjaftuar pjesa e parë për të mposhtur Kroacinë.
Morata, Fabian Ruiz dhe Carvajal shënuan 3 herë në fraksionin e parë të lojës për të marrë 3 pikët në grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Në pjesën e dytë, spanjollët ruajtën avantazhin e thellë për ta mbyllur takimin me rezultatin 3-0, edhe falë 11-metërshit të humbur nga Petkovic për kroatët.
Kroacia nuk pati mundësinë për t’u rifutur në lojë, pavarësisht aktivizimit të Persisiç, Pasaliç dhe Petkovië në pjesën e dytë.
Për t’u theksuar fakti se kroatët humbën edhe një 11-metërsh, me Bruno Petkoviç, që u tregua I pasaktë nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u prit nga portiere Simon.
Më pas me vijimin e aksionit ai e shtyu topin drejt rrjetës, por ishte VAR, që anuloi golin për pozicion të parregullt.