Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spanja, Shteti pa qeveri i Europës

2016/08/29 at 5:32 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Spanja, Shteti pa qeveri i Europës

Nga Martin Caparros


Në janar të vitit 1492, Isabellae Castile dhe Ferdinand Aragona, të njohur si monarkët katolikë, pushtuan Granadan dhe e përfunduar pushtimin e tyre në  Spanjë. Prej shekujsh, Spanja ka pasur gjithnjë një qeveri në krye të vendit, ndoshta herë pas here dy, saktësisht kur Napoleoni e pushtoi në 1808 dhe gjatë luftës civile të 1939, e cila madje përçau vendin. Por asnjëherë gjatë pesë shekujve të fundit ajo nuk ka mbetur pa qeveri në krye të shtetit.

Sigurisht, kjo para 20 dhjetorit të vitit të kaluar, kur zgjedhjet dështuan t’i jepnin ndonjërës prej partive shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri, e sikur të mos mjaftonte kjo, të gjitha përpjekjet për koalicion dështuan gjithashtu.

Për ata që janë mësuar me votimin e drejtpërdrejtë, nuk është aspak e lehtë të kuptojnë si funksionon përfaqësimi demokratik në Spanjë. Spanjollët votojnë për deputetët, të cilët zgjedhin Kryeministrin. Me një shumicë Parlamentare, partia fituese shpall liderin e saj,  por pa një shumicë, asaj i duhet të negociojë. Kjo do të thotë që një votues mund të përfundojë duke mbështetur dikë që normalisht nuk do ta mbështeste.

Në ditët e sotme, për shembull, duke votuar për Partinë Socialiste, një spanjoll mund të “votojë” për një koalicion të majtë mes socialistëve dhe qendrës së djathtë të Ciudadanos; një votë për Ciudadanos mund të nënkuptojë një votë për aleancën e djathtë të PP-së  ose me një nga socialistët. Në sistemin Parlamentar spanjoll, votimi është totalisht një çek i bardhë, por politikanët vendas duket se nuk po arrijnë ta kontrollojnë atë.

Zgjedhjet duhej të përsëriteshin; përpjekja e dytë, më 26 qershor, përfundoi me rezultate shumë të ngjashme, prandaj pasiguria ishte e vazhdueshme. Negociatat vazhduan, edhe pse pa shumë shpresa. Pikërisht në këto 253 ditë,  Spanja mund të zgjidhte një qeveri të re, por me kalimin e kohës, gjithnjë  e më shumë njerëz po pyesnin veten nëse kjo situatë po bëhej vërtetë kaq serioze.

Natyrisht, qeveria “e përkohshme” është funksionale, por ka kufizime. Për shembull, ajo nuk mund t’i emërojë ministrat e rinj. Nga kabineti 13 anëtarësh i qeverisë së Spanjës, kanë mbetur vetëm 10,  ministri i Zhvillimit është drejtuar nga Kongresi, ministri i Shëndetësisë tani është një kandidat për Parlamentin lokal në Bask dhe ministri i Industrisë është i zënë duke shpjeguar llogaritë e tij bankare në Panama. Qeveria e përkohshme nuk ka autoritet për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm, një mjet themelor për qeverisjen e vendit që duhet të që vendoset këtë tetor.

Ekspertët janë zhytur në tekstet ligjore në kërkim të një ndonjë rreshti që sugjeron mënyra për rritjen e autoritetit të “qeverisë” aktuale. Qeveria merr përparësi, edhe pse në mënyrë jo kushtetuese nga fakti se ministrat e qeverisë nuk i nënshtrohen kontrollit parlamentar. Kanë kaluar nëntë muaj pasi Parlamenti miratoi ligjin edhe pse anëtarët e tij janë shumë të zënë me fushatat dhe negociatat.

Këto ditë, ndërkohë, qeveria është duke menaxhuar çështjet e përditshme, edhe pse jo aq mirë. Në një situatë ku nuk ka status të qartë ligjor, askush nuk do të dëshironte të ishte në krye të vendimeve të rëndësishme, shumë projekte janë pezulluar për shkak të vonesave dhe shumë vendimet nuk janë marrë akoma.

Ambasadat në Uashington, Moskë dhe Romë janë në duart e 44 diplomatëve të cilët duhet të ishin zëvendësuar me kohë , por nuk mund të zëvendësohen nga qeveria teknike. Shembuj të tillë janë të shumtë.

Në jetën e përditshme, një vend pa qeveri duket i rrezikshëm, i ngjashëm me një trup pa kokë. Ka nga ata që e lavdërojnë fuqinë e shtetit për të qëndruar akoma në këmbë dhe shumë nga ata pyesin veten nëse partitë janë vërtet kaq të painteresuara në përpjekjet për të formuar një qeveri zyrtare.

Mungesa e qeverisë është parë me kohë, si një kërcënim i tmerrshëm, por nga disa në vend shihet si një situatë të padëmshme. Kjo situatë do të ishte mjaft e dobishme në qoftë se arrin të vërtetojë se për të mbijetuar, duhet të ndryshojë sistemi.

Deri më tani, Spanja nuk ka mbështetur fenomene të tilla si populizmi, ksenofobia dhe racizmi, të cilat janë në rritje në shumë vende të tjera. Sigurisht, flasim për periudhën aktuale, sepse me çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen.

Këtë javë Mariano Rajoy do të përpiqet të rikthehet në qeveri si një Kryeministër plotësisht funksional, edhe pse mundësitë e tij nuk janë shumë të “qarta”. Nëse ai dështon, partia e tij ndoshta do të bëjë thirrje për zgjedhje të reja që do të mbahen më 25 dhjetor. Rajoy është i bindur se një pjesëmarrje e ulët në këto zgjedhje të treta do ta favorizonte për të mos thënë që bast për këtë,  duket sikur ai dhe partia e tij presin nga Krishti apo nga Babagjyshi tu sjellë një qeveri. Në lagjen time, ne do thoshim “të ëndërrosh me sy hapur”,  edhe një idiot do ta kishte më të qartë këtë.(The New York Times) Përshtati: SYRI.net

 

Etiketa: Martin Caparrosqeveriaspanja


Ju sugjerojmë

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
Aktualitet

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

13 Maj, 2025 9:08 am
Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Para
Të mbijetuarit e tërmetit në Itali do të strehohen në struktura të posaçme

Të mbijetuarit e tërmetit në Itali do të strehohen në struktura të posaçme

Gjermanët nuk e duan më Merkel si kancelare

Gjermanët nuk e duan më Merkel si kancelare

Adele refuzon të darkojë me Kim Kardashian dhe Kanye West

Adele refuzon të darkojë me Kim Kardashian dhe Kanye West

Please login to join discussion















TE FUNDIT

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com