Spanja vijon me përmirësimin gradual në betejën kundër pandemisë koronavirus.
Kështu, raportohet se 605 persona humbën jetën në 24 orët e fundit. Edhe pse shifrat mbeten tragjike, ato janë më të ulëta se një ditë më parë, ku ishin raportuar 683 viktima dhe gjithashtu më e ulëta që prej 24 marsit, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 15843 persona, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 157022./Opinion.al