Duket se suprizat kanë qenë për në fund. Entuziasmi i kombëtares sonë ka zgjatur vetëm 5 minuta, pasi spanjollët kanë kaluar sërish në avantazh në ndeshjen e zhvilluar në Barcelonë. Skuadra jonë, bëri një ndeshje të mirë, por pa arritur fitoren.
Torres kaloi në avantazh spanjollët në minutën 75, por 10 minuta më pas Ozuni barazoi rezultatin. Në minutën 90 ishte D. Olmo që u dhuroi spanjollëve fitoren, në një rezultat që minutat shtesë nuk mundën ta ndyshonin./Opinion.al