Fitorja kundër Spanjës gjatë ndeshjes në Kampionatin Botëror, duke kualifikuar Rusinë në çerekfinale, ka gëzuar futbolldashësit në Rusi. Gazetari i njohur, Aleksandr Sofronov, kishte premtuar gjatë emisionit të tij se nëse Rusia do të kualifikohej në fazën tjetër, ai do ta moderonte puntatën e radhës i veshur me fustan.
Pas fitores së Rusisë, gazetari e ka mbajtur fjalën dhe ka dalë i veshur me një fustan të gjatë deri tek gjunjtë në emisionin e tij.
Fotot e Sofronov kanë bërë xhiron e rrjetit, mirëpo gazetari nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ai ka premtuar një tjetër çmenduri nëse Rusia do të fitojë kundër Kroacisë e do të kalojë në gjysmëfinale.