Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK sekuestron pasuri të familjes Marku

2021/07/14 at 9:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK sekuestron pasuri të familjes Marku

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së e Armand Marku dhe Gerti Marku, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.


Sipas SPAK ka dyshime të arsyeshme, për pjesëmarrje të personave të përmendur më sipër në veprimtari kriminale.

Po ashtu, nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesëtimore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.

Pasuritë e konfiskuar përfshijnë hotel, pishinë, truall dhe dyqan.

Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka perfunduar verifikimet ne lidhje me procedimin pasuror nr.1/2021, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (ligji antimafia).

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është kryer hetim pasuror në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se :

Shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “bashkëpunim në krim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Po ashtu shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Pas verifikimeve të kryera, sipas kërkesës së prokurorisë fillimisht me vendimin nr.1, datë 09.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur sekuestrimi i disa pasurive në zotërim nga familjarë të afërm të shtetasve Gerti Marku dhe Armand Marku. Në përfundim të hetimeve pasurore të zhvilluara është arritur të provohet se plotësohen kushtet e parashikuara në ligj për konfiskimin e pasurive të sekuestruara sepse:

  1. a) ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, për pjesëmarrje të personit në veprimtari kriminale, të parashikuara në nenin 3, pika 1, të ligjit nr.10192/2009;
  2. b) rezulton se pasuria është, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të plotë ose të pjesshëm të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të ligjit;
  3. c) nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur në nenin 3, të ligjit, nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesëtimore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.

Prokuroria e Posaçme me datë 13.07.2021 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për konfiskimin e pasurive si më poshtë:

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro./Opinion.al

 

Etiketa: familja MarkupasurisekuestronSPASK


Ju sugjerojmë

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Para
Milionat e Serbisë për fuqizimin e strukturave paralele në Kosovë

Milionat e Serbisë për fuqizimin e strukturave paralele në Kosovë

VIDEO/ Nëna hedh foshnjën nga ndërtesa që po digjej, për ta shpëtuar

VIDEO/ Nëna hedh foshnjën nga ndërtesa që po digjej, për ta shpëtuar

Shtoi 2 kate pa leje tek Rana e Hedhun,pranga administratorit të kompanisë

Po ndërtonte biznes në pronë publike, arrestohet 35-vjeçari
















TE FUNDIT

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
15 Tetor, 2025

Donald Trump ka kërcënuar të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në zonat periferike të Bostonit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave pubklike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aksioni...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
15 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
15 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez shkëlqeu sërish të martën, duke shënuar dy gola...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com