Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK, sekuestro për pasuritë e Valentin Selaj

2020/08/11 at 11:38 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK, sekuestro për pasuritë e Valentin Selaj

Spak ka njoftuar kërkesën për sekuestro ndaj pronave të Valentin Selaj dhe familjarëve të tij. Ky vendim, për sekuestro ndaj pronave të Selaj (ish-i dashuri i moderators Viola Spiro) ka ardhur pas një kërkese të përcjellë nga Prokuroria e Amsterdamit, e cila ka informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.


“ Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme. Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroine”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj si më poshtë:

Pasuritë e kerkuara per sekuestrim

Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia “Beslidhja“ Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.

Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Are + truall”. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.

Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.

Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.

Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura te ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
Kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 Janar, 2026 12:57 pm
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
Kryesore

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

17 Janar, 2026 12:46 pm
Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
Kryesore

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

17 Janar, 2026 12:31 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
Bota

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

17 Janar, 2026 10:16 am
Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
Bota

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

17 Janar, 2026 9:36 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër
Bota

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

17 Janar, 2026 9:00 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:56 am
Para
Video-Itali/Sulm me kallashnikov ndaj furgonit të blinduar, digjen makina

Video-Itali/Sulm me kallashnikov ndaj furgonit të blinduar, digjen makina

“Strategjia” e re e virusit, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira

"Strategjia" e re e virusit, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira

Korea e Jugut jep “recetën” kundër virusit: Punë fleksibël, hani shpejt  

Pandemia/ Vendeve europiane iu kërkohet vendosja e kufizimeve shtesë
















TE FUNDIT

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se një mundësi rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka bërë kritika kryebashkiakëve, në takimin e zhvilluar në Golem. Rama u shpreh se bashkitë duhet...

Lexo më shumë

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët lajmëroi ngritjen e një flote të dedikuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e infrastrukturës...

Lexo më shumë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
17 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com