Aktualitet

SPAK regjistron procedimin penal ndaj Mediut, pas vendimit të GJKKO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 28/10/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar këtë të mërkurë se ka rihapur hetimet duke regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”.

Mediu po procedohet për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Lëvizja e SPAK vjen pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në datën 24 shtator 2021 ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e ‘Gërdecit’.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thotë se “në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të Fatmir Mediut, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu”.

Ish-ministri i Mbrojtjes do të hetohet për dosjen Gërdecit, ngjarje e ndodhur më 15 Mars të 2008. Nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Pas