Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka regjistruar kallëzimin penal të dorëzuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, për 21 Janarin.
SPAK do të hedhë short elektronik për të përcaktuar prokurorin, i cili do të marr në dorë kallëzimin për të bërë verifikimet përkatëse, me qëllim vendosjen e nisjes ose jo të hetimeve.
Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish-ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish-komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në 21 janar të vitit 2011.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se kishte nisur verifikimin e një audio të publikuar në media dhe që qeveria e konsideroi provë të re për 21 Janarin.