Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK përfundon hetimet për grabitjen në Rinas, dërgon dosjen për gjykim

2020/07/02 at 11:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK përfundon hetimet për grabitjen në Rinas, dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal lidhur me grabitjen në Rinas.


Pas më shumë se një viti, SPAK thotë se përfundoi hetimet për grabitjen e shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

8 të pandehurit Klement Cala, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Saimir Cela, Eltjon Pikli, Renaldo Sula,  Talo Cela, Alkond Bengasi, akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë përpara.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.136 viti 2019, që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, të ndodhur në datën 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm:

Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve” me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.

Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Saimir Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se mundet të jenë pjesë e të njëjtit grup kriminal që ka kryer vjedhjen e mësipërme. Njëkohësisht, vijojnë hetimet paraprake edhe në lidhje me përgjegjësinë e punonjësve të ngarkuar me detyrën e marrjes së masave për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili mendohet se ishte koka e grupit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Para
Meri Shehu tregon karakteristikat e të gjitha shenjave të horoskopit

Horoskopi i muajit Korrik, shenjat me fat sipas Meri Shehut

Ndarja e gjimnazit, Shahini në Dibër: Vendim i paligjshëm

Shahini: Shkollat e mesme kanë problem me fiktivitetin e notave

Emrat/ Akuza për drogë dhe mashtrim, ekstradohen në Shqipëri 3 persona

Emrat/ Akuza për drogë dhe mashtrim, ekstradohen në Shqipëri 3 persona
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
11 Korrik, 2025

Dashi Të mendoni për një ide frikësuese është e njëjta gjë me anulimin kur merr një vendim. Kini kujdes që...

Lexo më shumë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com