Kryesore

SPAK paralajmëroi gazetarët, Berisha: Rikthim i diktaturës Hoxhiste



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 16/06/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimit të SPAK për të dënuar gazetarë me brug nëse publikojnë dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Berisha e cilëson anti-kushtetuese deklaratën e SPAK, duek thënë se po tenton të censuriojë mediat dhe të mbështesë propagandën e qeverisë.

Sipas kryedemokratit, pas 30 viteve në Shqipëri po rikthehet ligji i dënimit për agjitacion e propagandë të diktaturës “Hoxhiste”.

Berisha iu bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë për kërcënimin e bërë nga SPAK ndaj gazetarëve.

Gazetarët të cilët kanë informuar qytetarët për dëshminë e Nuredin Dumanit, kanë deklaruar më herët që SPAK duhet të hetojë personat që nxjerrin informacion dhe jo të pengojë punën e tyre.

Postimi i Berishës

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!

Te dashur miq,

Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise.

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

 

Pas