SPAK merr zyrtarisht të pandehur ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për fshehje të pasurisë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë njoftoi se ka përfunduar hetimet paraprake për Llallën, dhe e ka marrë atë të pandehur nën akuzën për veprën penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.
Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë./Opinion.al