Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Çuli po merret në pyetje nga SPAK në vijim të hetimeve për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Sipas News 24, Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020.
Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020. Këtij procedimi penal i është bashkuar edhe kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike.