SPAK ka mbërritur në Vlorë dhe ka ushtruar kontroll në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në zonën e Lungomares.
Rreth orës 15:30 agjentët e Prokurorisë së Posaçme së bashku me forcat e policisë së Vlorës si dhe forcat zjarrëfikëse kane hapur me forcë derën e banesës së Beqajt.
Banesa e Beqajt, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK, ndodhet në katin e 7-të të një pallati në zonën e Lungomares.
Prej 4 korrikut 2024 ishin ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim. Si GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të butë sigurie.
Ndaj Beqajt SPAK ka ngritur akuzat për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore’, ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” “Mashtrim” si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.