Prokuroria e Posaçme kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas News24.
Mësohet se me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Olsi Dado.
Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera mbi këtë kontroll.