Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, Apeli i GJKKO do japë vendimin më 9 nëntor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 04/11/22 |
Opi Nion

Pasi Gjykata e Posaçme e liroi nga burgu më 6 tetor të këtij vit, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon rikthimin në qeli të ish-deputetit Alqi Bllako.

Gjykata e Apelit ka vendosur të shqyrtojë ankimimin e SPAK më datë 9 nëntor. Në këtë datë do vendoset nëse Bllako do qëndrojë në arrest shtëpie apo do të rikthehet në qeli.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022, në ngarkim të personit nën hetim Alqi Bllako, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi caktoi seancën gjyqësore për shqyrtimin e kësaj çështje më 09.11.2022, ora 09:00″, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kujtojmë se, Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

SPAK pretendon se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë ndryshuar kategorinë e pronës për vendin ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar një dëm prej 16 milionë Lekësh shtetit.

Gjithashtu Prokuroria thotë në dosje se ish-deputeti ka përfituar rreth 15 milionë Lekë ryshfet për favorizimin e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit./Opinion.al

Pas